Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në rendin e vendeve të rrezikuara në fatkeqësi

Maqedonia në rendin e vendeve të rrezikuara në fatkeqësi

20 nentor-Jankulloska prezantoi një pjesë të të dhënave statistikore për numrin e fatkeqësive në trafik dhe të pësuarit gjatë dekadës së kaluar duke potencuar se në rrugët e shtetit çdo ditë ndodhin tetë deri nëntë fatkeqësi të rënda, ndërsa pothuajse çdo të tretën ditë jetën e humb nga një person

Republika e Maqedonisë sipas numrit të fatkeqësive të trafikut dhe numrit të personave të pësuar, kundrejt numrit të banorëve, numrit të automjeteve motorike dhe parametrave tjera, renditet në rendin e vendeve të rrezikuara me fatkeqësi, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, në shënimin e sotëm të 20 Nëntorit – Ditës botërore për përkujtimin e viktimave nga fatkeqësitë e trafikut, që në organizim të Këshillit republikan për sigurim të transportit në rrugë u mbajt në rrugën “Maqedonia” në Shkup.

Në këtë ngjarje, të mbushur me një seri aktivitetesh si stenda me materiale edukative dhe informative, videobime me përmbajtje me karakter parandalues-edukativ, si dhe prani të pjesëtarëve të MPB-së ose nga policia e transportit, Jankulloska prezantoi një pjesë të të dhënave statistikore për numrin e fatkeqësive në trafik dhe të pësuarit gjatë dekadës së kaluar duke potencuar se në rrugët e shtetit çdo ditë ndodhin tetë deri nëntë fatkeqësi të rënda, ndërsa pothuajse çdo të tretën ditë jetën e humb nga një person.

Përndryshe, në kuadër të shënimit të sotëm të Ditës botërore për përkujtimin e viktimave nga fatkeqësitë e transportit që mbahet në organizim të KRSTRR, ndërsa në bashkëpunim me MPB-në, morën pjesë edhe organizata qeveritare, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Lidhja Automoto e Maqedonisë, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dhe të tjerë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *