Home / Lajme / Maqedoni / Mbrojtja nga dhuna familjare-gruaja dhe dhuna familjare

Mbrojtja nga dhuna familjare-gruaja dhe dhuna familjare

24 nentor-“Në Francë, në çdo dy ditë e gjysmë vdes një grua si rezultat i dhunës familjare që e pëson nga bashkëshorti i vet, ndërsa një burrë vdes në çdo 14 ditë për shkak të shkaqeve të njëjta, e më shpesh gjysma e burrave të cilët vdesin janë viktima të vetëmbrojtjes nga ana e gruas”, theksoi Muriel Godmon.

Në Republikën e Maqedonisë ka dhunë familjare, por është i paktë numri i paraqutjeve të rasteve të tilla në institucionet relevante, theksoi sot Avokati i popullit, Ixhet Memeti në hapjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Mbrojtja nga dhuna familjare – gruaja dhe dhuna familjare”.

“Nevojitet të bëhet shumë jo vetëm në mbrojtjen, por edhe në parandalimin, sepse është më mirë të parandalohet se sa të mbrohet”, tha memeti.

Sipas tij, nevojitet komunikim dhe bashkëpunim i mirë i të gjitha institucioneve për mbrojtjen nga dhuna familjare në mënyrë që të arrihet të parandalohet në mënyrë më cilësore dhe të zhvillohen prjekte për mbrojtje.

Theks i veçantë, siç tha Memeti, duhet të vihet në masat që po ndërmerren me qëllim që viktimat nga dhuna familjare ta tejkalojnë këtë problem dhe normalisht të vazhdojnë jetën e tyre.

Në shoqërinë tonë, siç shtoi, ndjehet edhe mungesa e masave të këtilla që brengos nëse kihet parasysh se përveç grave, shumë shpesh efektet nga dhuna familjare i ndjejnë fëmijët të cilët nuk janë viktima të drejtpërdrejta.

Ombudsmani i Aragonit, Spanjë, Fernando Garsia Visente tha se gratë e izoluara janë në rrezik shumë më të madh se ato të cilat janë aktive në shoqëri.

“Asnjëherë nuk duhet të pranoni buqetë me lule nga dikush që një ditë më aprë ju është kërcënuar. Ajo nuk është kurfarë arsye dhe gratë duhet të kenë mekanizëm me të cilin do të dinë të mbrohen nga rastet e tilla”, theksoi ai.

Sipas statistikave, siç shtoi, gratë të cilat janë sulmuar mbi 10 herë e cilësojnë burrin e vet so pak të rrezikshëm, ndërsa ato të cilat janë sulmuar mbi gjashtë herë si të rrezikshëm mesatar.

“Më shpesh dhuna familjare ndodh ndaj grave, por ka situata kur edhe fëmijët , duke e parë nënën e tyre mjet të dhunës nga ana e dhunuesve”, tha Garsia Visente dhe shtoi se paraqitet edhe fenomeni i dhunës ndaj personave më të moshuar tek ata të cilët kujdesen për ta, ndërsa qëllimi më shpesh janë mjetet financiare. Në kontekst të asaj, shtoi se dhuna ndërmjet homiseksualëve nuk trajtohet si dhunë në bazë të gjinisë.

Udhëheqësja e Komitetit të gruas pranë Organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesti internacional nga Franca, Muriel Godmon, theksoi se për t’iu ndihmuar grave-viktima të dhunës familjare në stacionet e policisë dhe qendrat sociale duhet të punojnë njerëz të cilët kanë njohuri të shumta nga kjo sferë, ndërsa nevojitet një sistem solid gjyqësor në mënyrë që të ndiqen edhe mët ej këto situata.

“Në Francë, në çdo dy ditë e gjysmë vdes një grua si rezultat i dhunës familjare që e pëson nga bashkëshorti i vet, ndërsa një burrë vdes në çdo 14 ditë për shkak të shkaqeve të njëjta, e më shpesh gjysma e burrave të cilët vdesin janë viktima të vetëmbrojtjes nga ana e gruas”, theksoi Muriel Godmon.

Rastet e dhunës familjare, siç theksoi, tërheqin shpenzime të mëdha financiare. “Në Francë, brenda vitit, një deri dy miliardë euro shpenzohen në procedura të dhunës familjare. Mu për shkak të asaj duhet të luftojmë për t’i mbrojtur viktimat e dhunës familjare të cilat shpesh konsiderohen si përgjegjëse për atë që u ka ndodhur dge vetëm 10 për qind e viktimave të dhunës familjare parashtrojnë padi apo e paraqesin atë”, shtoi ajo.

Muriel Godmon theksoi se është e domosdoshme që të vazhdohet me paraqitjen e dhunës familjare, sepse mu ajo është skandali më i madh në sferën e të drejtave të njeriut.

Në tubim marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Trupi nacional koordinues për luftë kundër dhunës familjare, Ministria e Punëve të Brendshme, Gjykata themelore Shkupi 2, Gjykata e Apelit dhe nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”.

Tryeza e rrumbullakët është në kuadër të Tuining projektit për mbështetje të ombuds personit të Maqedonisë, financuar nga fondet parainkuadruese të Bashkimit Evropian – IPA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *