Home / Lajme / Maqedoni / Më shumë viktima se vjet

Më shumë viktima se vjet

“Gjatë këtij viti, në aksidente jetën e kanë humbur 15 persona, prej tyre 7 në Tetovë dhe 8 në Gostivar, kurse vitin e kaluar, jetën e kanë humbur 11 persona. Dukshëm është rritur edhe numri i aksidenteve me persona të lënduar – 347 këtë vit, kundrejt 131 gjatë vitit të kaluar, ndërsa disa herë më e lartë është shifra e dëmeve materiale këtë vit, e cila llogaritet mbi 32 milionë denarë. Si shkaktarë më të shpeshtë të aksidenteve janë vozitja e shpejtë (193), mosrespektimi i përparësisë së kalimit (141), mosmbajtja e distancës (82) drejtimi i makinës nën ndikim të alkoolit (57) etj”, qëndron në raportin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit kanë ndodhur 1113 aksidente trafiku, prej të cilëve 759 në Tetovë dhe 354 në Gostivar, njofton policia e Tetovës. Sipas të dhënave të Policisë së Tetovës, në nëntë muajt e kaluar janë regjistruar 164 aksidente më pak se vitin e kaluar.
Por, njofton policia, është rritur numri i aksidenteve me viktima në njerëz edhe atë për katër. “Gjatë këtij viti, në aksidente jetën e kanë humbur 15 persona, prej tyre 7 në Tetovë dhe 8 në Gostivar, kurse vitin e kaluar, jetën e kanë humbur 11 persona. Dukshëm është rritur edhe numri i aksidenteve me persona të lënduar – 347 këtë vit, kundrejt 131 gjatë vitit të kaluar, ndërsa disa herë më e lartë është shifra e dëmeve materiale këtë vit, e cila llogaritet mbi 32 milionë denarë. Si shkaktarë më të shpeshtë të aksidenteve janë vozitja e shpejtë (193), mosrespektimi i përparësisë së kalimit (141), mosmbajtja e distancës (82) drejtimi i makinës nën ndikim të alkoolit (57) etj”, qëndron në raportin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Mangësitë dhe lëshimet gjatë kësaj periudhe, për të cilën bëhet fjalë, janë sanksionuar me 7448 fletëpagesa dhe 1111 kërkesa për inicim të procedurës kundërvajtëse, 894 vozitës janë larguar nga komunikacioni, 150 u është marrë leja e qarkullimit, ndërsa tek 75 vozitës është zbuluar alkool më shumë se e lejuara. “Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjatë nëntë muajve të kaluar, ka ndërmarrë një sërë aktivitete preventive për zbulimin dhe eliminimin e mangësive në funksion të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rrugë. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që të ngrihet vetëdija në komunikacion që të zvogëlohen aksidentet e trafikut në rrugët e Pollogut. Si rrugë më të rrezikshme vazhdojnë të jenë rruga Tetovë-Jazhincë, Tetovë-Pirok-Gostivar, Tetovë Shkup, dhe rrugët e qytetit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *