Home / Sport / Messi: Nuk më intereson rekordi i golave

Messi: Nuk më intereson rekordi i golave

Lionel Messi e ka bërë të qartë se të qenit golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Barcelonës nuk është objektiv i tij.

rgjentinasi tejkaloi Ladislao Kubalan më herët gjatë këtij sezoni dhe tash rreshtohet i dyti në listë me 203 gola, vetëm prapa Cesar Rodrigues, i cili me 235 gola është shënuesi më i mirë i Barcelonës.

“Dua ta thyej rekordin e Rodrigues, por vetëm pasi dua të shënoj sa më shumë gola që mundem për Barcelonën. Është mirë për ekipin kur unë shënoj dhe dua të fitoj trofe. Nuk shqetësohem për t’u futur në librat e rekordeve”.

“Nuk dua patjetër ta thyer rekordin këtë sezon. Nëse kjo ndodh, jam ok me këtë, por nuk do të rri pa gjumë për këtë nëse nuk e thyer rekordin”, ka thënë argjentinasi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *