Home / Sport / Milan, operacion në zemër për Cassanon

Milan, operacion në zemër për Cassanon

“Antonio Cassano pësoi një ishemi cerebrale.” Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Milanit në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit duke shtuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër në ditët në vazhdim.

a komunikata e publikuar në faqen e klubit kuqezi:

“AC Milan, në bazë të raporteve mjekësore të Poliklinikës së Milanos, bën të ditur se Antonio Cassano ka pësuar një ishemi cerebrale. Analizat mjekësore kanë verifikuar një problem të trurit që nuk ka shkaktuar probleme neurologjike të përhershme”, lexohet në komunikatë.

Më tej, klubi kuqezi njofton se sulmuesi do t’i nënshtrohet “një operacioni në zemër dhe koha e rekuperimit të tij do të vendoset pas operacionit, por me shumë mundësi do të jetë disa muaj larg fushave të futbollit.”

Galliani, i lehtësuar

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, është shprehur shumë i lehtësuar pas kësaj komunikate.

“Gjendja e lojtarit është e mirë. Është një problem i vogël me zemrën që do të zgjidhet me operacion dhe pas disa muajsh do të jetë sërish gati. Mendoj se do të mungojë 4-6 muaj. Isha shumë i shqetësuar, por karriera e tij nuk është në rrezik. Më tha se i vinte keq sepse po luante mirë. I thashë që të qëndronte i qetë sepse vendin në ekip do ia ruajmë”, u shpreh Galliani.

Letra e Maradonës për Cassanon

“Unë nuk e di nëse është e mundur për të ndarë njeriun nga futbolli dhe anasjelltas. Unë mendoj se jo. Por, ka raste kur më shumë se një futbollist i fortë, duhet të tregohet njeri i fortë. Këto janë momentet e vuajtjeve. Unë e di për çfarë flas dhe unë e di se në këtë moment Antonio e kupton shumë mirë se çfarë dua të them. Jam duke menduar shumë për ty këto ditë. Aksidenti që të ndodhi më ka goditur shumë dhe e di shumë mirë se cilat janë mendimet që po të kalojnë nëpër mendje. Unë e di se ndjenja e humbjes, madje edhe vetmia, ju bën të shihni gjithçka të zezë. Unë e di, unë e di mirë dhe për këtë unë ndihem shumë i afërt me ju dhe Rino Gattuson, i cili është gjithashtu duke përjetuar një kohë të trishtuar. Por, i dashur Antonio, jam i bindur se me karakterin tënd pozitiv që mbaj mend nga ajo ditë kur u takuam në Romë, fizikun tënd të fortë dhe me mbështetjen e atyre që të duan, do ta kalosh këtë situatë. Pastaj, në pritje për të të parë në një formë të mirë dhe të lumtur në familje, unë shpresoj që të shoh në një kohë të shkurtër ende të lumtur për të ndjekur një top. Unë gjithashtu ia uroj edhe futbollit, sepse fantazia që dinë të ofrojnë talentet si ju kurrë nuk është e mjaftueshme.”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *