Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bejta u takua me ambasadorin amerikan në vend, Pol Uolers

Ministri Bejta u takua me ambasadorin amerikan në vend, Pol Uolers

18 nëntor-Bejta e informoi ambasadorin e SHBA-së për aktivitet të cilat i ka ndërmarrë dhe do t’i ndërmerr Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për realizimin sa më të suksesshëm të procesit të decentralizimit dhe për ndihmën që shteti amerikan e ka dhënë gjatë kësaj periudhe për realizimin e këtij procesi

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta sot zhvilloi takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Pol Uolers, me ç’rast bisedën e tyre e fokusuan në realizimin e procesit të decentralizimit dhe në bartjen e kompetencave nga pushteti qendror në atë lokale.

Bejta e informoi ambasadorin e SHBA-së për aktivitet të cilat i ka ndërmarrë dhe do t’i ndërmerr Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për realizimin sa më të suksesshëm të procesit të decentralizimit dhe për ndihmën që shteti amerikan e ka dhënë gjatë kësaj periudhe për realizimin e këtij procesi.

“Shpreha mirënjohjet e mia për popullin dhe shtetin amerikan të cilët kanë investuar mbi 40 milion dollarë deri më tani për realizimin sa më të mirë të procesit të decentralizimit. E falënderova ambasadorin Uolers për kontributin dhe mbështetjen që e ka dhënë SHBA-ja për zhvillimin e decentralizimit. Gjithashtu e falënderova ambasadorin për investimet dhe për përmirësimin e kushteve në arsim dhe për reformat që janë bërë në vendin tonë. E informova ambasadorin për hapat që janë ndërmarrë dhe i thash se kjo ministri është bartëse e procesit të decentralizimit dhe e programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Decentralizimi është shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit, shtyllë kryesore për zhvillimin e shoqërisë dhe proceseve demokratike në vend”, tha ministri Bejta.

Ambasadori i SHBA-së Pol Uolers tha se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është ministri kyçe sepse është e lidhur me problematikat e qytetarëve. Ai shprehu kënaqësinë e tij për ndihmën që shteti amerikan e ka dhënë dhe tha se do të vazhdoje bashkëpunimi i mirë edhe në të ardhmen. Ambasadori amerikan u interesua për hapat që janë ndërmarrë deri më tani në procesin e bartjes së kompetencave nga pushteti qendror në atë lokal, për implementimin e decentralizimit, për të drejtën për të menaxhuar komunat me tokat ndërtimore shtetërore për atë se sa komunat janë të përgatitura në këtë drejtim dhe për tema tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *