Home / Sport / Ndërron jetë boksieri legjendar Joe Fraizer

Ndërron jetë boksieri legjendar Joe Fraizer

Frazier, i cili vdiq të hënen në mbrëmje, pas një beteje të gjatë me kancer në mëlçi në moshën 67, do të jetë përgjithmonë i lidhur me Muhamed Ali-un.

“Unë do ta kujtoj gjithmonë me respekt dhe admirim Joe-in”, tha Ali në një deklaratë. “Ngushllimet shkojn për familjen dhe të dashurit e tij.”Ata luftuan tri herë, dy herë në zemër të New York City dhe një herë në mëngjes në një arenë të lagësht në Thrilla në Manila të Filipineve. Ata shkuan 41 raunde së bashku. Në luftën e tyre të fundit në Manila në vitin 1975, ato i dhanë njëri tjetrit aq shumë grushta sa që dukej e paimagjinueshme. Frazier dha pothuajse gjithçka për 14 rounde radhaz por në fund trajneri i Joe-it hodhi peshqirin e bardh dhe i tha fund betejës. Pas ndeshjes Aliu u shpreh:” ishte hera e parë që pashë vdekjen me sy”

Ish-kampioni i boksit të kategorisë së rëndë, Xho Frejzer, i pari i cili mundi legjendën Muhamed Ali, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Familja e Frejzerit njoftoi të hënën për vdekjen e tij.

Vetëm para pak ditësh, u bë e ditur që Frejzer po trajtohej në Filadelfia pasi ishte diagnostifikuar me kancer.

Frejzer, i cili njihej me nofkën “Smokin Joe” ishte i pari që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971 në përballjen që njihet si “Ndeshja e Shekullit”.

Më vonë, Ali mundi Frejzerin në dy ndeshje të tjera gjatë viteve të 70-të.

Frejzeri fitoi titullin e kampionit të kategorisë së rëndë në boks në vitin 1970 duke mundur Xhimi Ellisin, ndërsa e humbi titullin më 1973 kur u mund nga Xhorxh Formen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *