Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni shënohet sot Dita e Alfabetit

Në Maqedoni shënohet sot Dita e Alfabetit

22 nentor-Në Maqedoni sot shënohet zyrtarisht festë shtetërore për shqiptarët 22 nëntori – Dita e Kongresit të Alfabetit. Për shkak të kësaj feste, në Maqedoni sot është ditë jopune për shqiptarët.

Në Maqedoni kanë nisur manifestimet për shënimin e festave të Nëntorit, duke filluar me Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe 22 nëntorit.

Në Maqedoni sot shënohet zyrtarisht festë shtetërore për shqiptarët 22 nëntori – Dita e Kongresit të Alfabetit. Për shkak të kësaj feste, në Maqedoni sot është ditë jopune për shqiptarët.

Me rastin e këtij përvjetori, gjegjësisht 103 vjetorit të Kongresit të Alfabetit janë organizuar disa aktivitete të ndara dhe simbolike lidhur me shënimin e kësaj date si në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.

Në këtë përvjetor nuk ka pasur manifestim qendror, organizuar nën patronazhin e autoriteteve shtetërore.

“Marshi drejt Manastirit” ka qenë një nga ngjarjet spektakolare e këtij përvjetori, ku një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptarë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera në marshin e organizuar drejt Manastirit.

Në Manastir u shënua kjo festë me një koncert solemn organizuar nga shoqëria “Estrada”, u organizua një ceremoni në Muzeun e Alfabetit me praninë e zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi dhe zëvendësministrit të Arsimit, Safet Neziri dhe personaliteteve tjera qeveritare.

Në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup sot organizohen pritje dhe ceremoni për diplomatët, krerët e bashkësive fetare dhe personalitete tjera.

Mesazhe urimi me rastin e kësaj feste kanë drejtuar presidenti, kryeministri dhe personalitete tjera të politikës dhe jetës shoqërore. Në Manastir ka qëndruar edhe lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Prej 14 – 22 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Urim nga presidenti Ivanov me rastin e Ditës së alfabetit shqiptar

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së alfabetit shqiptar, sot u dërgoi urim pjesëtarëve të komunitetit etnik shqiptar.

“Bashkëqytetar të respektuar, më paraqet nder të veçantë dhe kënaqëi tua uroj 22 Nëntorin, Ditën e alfabetit shqiptar. Falë Kongresit të Manastirit para 103 viteve, populli shqiptar përfundimisht e përfundoi rrugën e mundimshme deri te alfabeti përfunimisht i unifikuar, duke hapur kapitull të ri në zhvillimin e vet nacional dhe kulturor. Me këtë rast, do të dëshiroja t’ju dërgoj porosi Juve dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë se alfabetet dhe gjuha janë elementet themelore të identifikimit nacional, por gjithashtu edhe urë për bashkëjetesë, mirëkuptim të ndërsjelltë dhe tolerancë”, thuhet në urimin e presidentit.

Mu këto janë edhe shtyllat themelore të shoqërisë së Maqedonisë, qëndron në urim, dhe prej andej, Dita e aflabetit shqiptar është e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Jam fuqimisht i bindur se edhe në të ardhmen, pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Republikëne Maqedonisë, me traditën dhe kulturën e tyre të pasur do të vazhdojnë të kontribuojnë për të ardhme prosperuese dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve”, thotë presidenti Ivanov në urim.

Veljanoski ua uroi Ditën e alfabetit shqiptar të gjithë pjesëtarëve të këtij komuniteti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, në emër të tij personal dhe të deputetëve, u dërgoi urim të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë me rastin e Ditës së alfabetit shqiptar.

“Karakteristika themelore të një populli paraqesin alfabeti dhe gjuha, përmes tyre i tregojmë veçoritë dhe dallimet kulturore, por sot, si edhe në të kaluarën, ato mbetën mjete të bashkëpunimit, dhe urë e bashkimit, vlera komunikuese dhe shprehje e besimeve dhe traditave, bashkësi dhe solidaritet”, thotë Veljanoski në urim.

Në të ai shton se shënimi i kësaj feste i konfirmon angazhimet e përbashkëta për përforcim dhe avancim të marrëdhënieve ndërnjerëzore, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve në Republikëne Maqedonisë, me çka, siç thotë, shteti ynë sigurisht do të hapërojë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *