Home / Lajme / Maqedoni / Në Sllatinë banorët vetë e rregullojnë infrastrukturën

Në Sllatinë banorët vetë e rregullojnë infrastrukturën

Tetovë, 26 nëntor-Banorët e fshatit Sllatinë të komunës së Tearcës me vetë iniciativë kanë filluar të merren me aktivitete të ndryshme. Njëra prej tyre është edhe pastrimi dhe zgjerimi i rrugës që lidh Sllatinën me Tearcën.

Banorët e fshatit Sllatinë të komunës së Tearcës me vetë iniciativë kanë filluar të merren me aktivitete të ndryshme. Njëra prej tyre është edhe pastrimi dhe zgjerimi i rrugës që lidh Sllatinën me Tearcën. Banorët e këtij vendbanimi thonë se vite me rradhë nuk është vënë dorë në këtë rrugë, por tani ka ardhur koha që vetë ata të bëjnë diçka, fillimisht duke pastruar e më pas të vendosen tubacionet e ujrave atmosferikë si dhe shtrimi i rrugës.“Mendojmë që edhe kanali edhe rruga të përfundohen, të zgjerohete njejta dhe të përfundohet deri në skaj me rrugën që lidh Tetovën me Jazhincën”, thotë Qenan Nuhiu banor i fshatit Sllatinë. Ai thotë se punët i bëjnë vet në teren ndërsa nëse lejojnë kushtet klimatike do të përfundohet këtë vit, ndërsa në rast të reshjeve të dëborës atëherë punimet do të vazhdojnë në pranverë. Ndërsa banorët e Sllatinës pohojnë se në këtë rrugë gati se tre dekada nuk është bërë asnjë investim lidhur me infrastrukturën përgjatë kësaj arterie.“Ka 20 deri në 30 vjet që asnjë nuk është bërë në këtë rrugë. Ky vendim ka ardhur me vetiniciativë të banorëve“, Zeqirja Idrizi banor i fshatit Sllatinë. Banorët e fshatit Sllatinë thonë se për realizimin e këtij aktiviteti kanë gjetur përkrahje edhe nga kryetari aktual i komunës së Tearcës Isen Asani. Ndërkohë që Asani thotë se gjatë gjithë kohës është në terren me qëllim që të shoh se si shkojnë punët dhe për të ndihmuar aq sa ka mundësi.” Aksionin që e kanë marrë banorët e Sllatinës, ne si komunë u kemi dhënë përkrahje materiale. Në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim që nga vitet e 80, ndërsa tani bëhet rehabilitimi i saj.Kjo rrugë është me rëndësi pasi që lidh dy vendbanime dhe çon deri në qendër të fshatit”, deklaroi Isen Asani kryetar i komunës së Tearcës. Ndryshe, në fshatin Sllatinë, një kohë të gjatë pushtetet e ndryshme nuk kanë bërë asnjë investim kapital, edhe pse është një nga fshatrat më të mëdhej në rajonin e Tetovës, me rreth pesë mijë banorë. Anashkalimet e njëpasnjëshme nga pushtetet lokale dhe pushtetet qendrore kanë vetëorganizuar këta banorë të këtij fshati që të rregullojnë këtë pjesë të fshatit dhe të përmirësojnë infrastrukturën e tyre.(U.H)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *