Home / Lajme / Rajon / Në Tiranë do të parafohet Marrëveshja për menaxhim të përbashkët

Në Tiranë do të parafohet Marrëveshja për menaxhim të përbashkët

23 nentor-
Në Tiranë nesër do të mbahet edhe takim pune të Kor-grupit për Drinin, përgjegjëse për aktivitetet në kuadër të projektit më të gjerë në të cilin duhet të sillen disa të rëndësishme për fillimin e implementimit të aktiviteteve në Basenin e Drinit.

Ministrat e Mjedisit Jetësor të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe të Greqisë pasnesër në Tiranë do ta parafrojnë dokumentin për menaxhim të përbashkët me basenin e lumit Drin. Siç sqaroi Dejan Panovski nga iniciuesit e procesit dhe anëtar i të ashtuquajturës “Kor-grupi” për Drinin, bëhet fjalë për platformë politike mbi të cilën do të lidhen aktivitetet në basen, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo ngjarje është përmbyllje e aktiviteteve shumëvjeçare të drejtuara nga menaxhimi i përbashkët i basenit të Drinit, nga ana e pesë shteteve të cilat e ndajnë basenin e rrjedhës së lumit.

“Tregimi për projektin tejkufitar për Drinin filloi si ide në Ohër në vitin 2006, vazhdoi me prezantimin iniciues “We have a Dream (Drim)” që e mbajta në vitin 2008 në OKB në Gjenevë, implementohet përmes “Dialogut të Drinit”, dhe ja qëllimi – nënshkrimi i Marrëveshjes për vizion të përbashkët. Puna, përkushtimi dhe besimi sollën sukses, është realizuar ideja dhe misioni”, tha Panovski.

Në Tiranë nesër do të mbahet edhe takim pune të Kor-grupit për Drinin, përgjegjëse për aktivitetet në kuadër të projektit më të gjerë në të cilin duhet të sillen disa të rëndësishme për fillimin e implementimit të aktiviteteve në Basenin e Drinit.

“Në takimin e punës do të sillet strategji për komunikim me opinionin, do të përcaktohet logoja e Basenit të Drinit element kryesor i së cilit do të jetë ngjala dhe do të jepet detyrë për formimin e grupeve të ekspertëve nga sfera të ndryshme me qëllim për inkuadrimin e të gjitha institucioneve kompetente dhe opinionit në menaxhim. Se si ndoshta do të shqyrtohet propozim-projekti i dorëzuar për adaptimin e ndryshimeve klimatike në Basenin e Drinit që do të jetë investim i madh nga ana e Qeverisë gjermane bashkë me investimin për mbrojtjen e biodiversitetit”, sqaroi Panovski.

Në pajtim me planin dhe analizën e përgatitur, është parashikuar revizioni i disa marrëveshjeve nga e kaluara të cilët seriozisht e pengojnë menaxhimin e drejtë të basenit dhe rregullimin e niveleve të liqeneve përgjatë rrjedhës së lumit. Si sfida me të cilat ballafaqohen aktivistët e projektit ballafaqohet mënyra se si do të përcaktohen bilancet e ujërave, se si do të përshtaten të njëjtat ndaj nevojave të kapaciteteve energjetike në basen, më pas se si do të realizohen aktivitetet në luftën kundër thatësive dhe vërshimeve, njëherësh duke mbajtur llogari edhe për ruajtjen e vlerave ekologjike dhe valorizimit turistik të basenit

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *