Home / Lajme / Maqedoni / Në zgjedhjet eventuale parlamentare VMRO-DPMNE do të fitonte 59, LSDM 36, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 3 mandate

Në zgjedhjet eventuale parlamentare VMRO-DPMNE do të fitonte 59, LSDM 36, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 3 mandate

5 nentor-Nga “Pavel Shatev” potencojnë se i tillë do të ishte raporti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nëse merren parasysh vetëm gjashtë njësitë zgjedhore, ndërsa nëse në zgjedhjet eventuale parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do t’i fitonte edhe tre mandatet e diasporës, që, sipas Institutit, është relevante të pritet, atëherë numri i deputetëve do të rritej në 59.

Nëse nesër mbaheshin zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do të fitonte 56 vende të deputetëve, LSDM-ja 36, BDI-ja 15, PDSH-ja 8, RDK 3 dhe partitë tjera dy mandate, tregon simulacioni i Institutit “Pavel Shatev” i bërë në bazë të rezultateve nga matja e rejtingut të partive politike të Institutit për hulumtime politike nga Shkupi.

Nga “Pavel Shatev” potencojnë se i tillë do të ishte raporti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nëse merren parasysh vetëm gjashtë njësitë zgjedhore, ndërsa nëse në zgjedhjet eventuale parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do t’i fitonte edhe tre mandatet e diasporës, që, sipas Institutit, është relevante të pritet, atëherë numri i deputetëve do të rritej në 59.

Rezultatet tregojnë se në zgjedhjet eventuale numri i deputetëve të VMRO-DPMNE-së prej tani 56 do të rritej në 59, ndërsa LSDM-ja prej tani 42, do të kishin 36 deputetë. Te partitë shqiptare, numri i deputetëve te BDI dhe PDSH do të ishte i njëjtë, ndërsa RDK-ja prej tani dy, do të fitonte tre mandate të deputetëve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *