Home / Sport / Nejmar: Mezi pres të ballafaqohem me Barcelonën

Nejmar: Mezi pres të ballafaqohem me Barcelonën

“Mezi po e pres ballafaqimin me kampionët e Europës, Barcelonën. Ky takim do të luhet në muajin dhjetor, në kuadër të Kupës së Botës për Klube, por mua që tani më punon mendja për atë sfidë. Si skuadër po përgatitemi për ndeshjen finale të këtij viti. Të luajmë kundër Barcelonës, është pjesë e jetës sonë. Nëse do ta fitojmë apo humbin ndeshjen ndaj tyre, këtë s’mund ta them, por verdiktin do ta japë fusha e lojës”, shprehet Nejmar.

Kupa e Botës pë Klube është një event shumë i rëndësishëm, ndaj nuk ka si ta shohë ndryshe edhe ylli brazilian i Santosit, Nejmar. Aq më tepër që skuadra e tij dhe vetë ai do të ndeshen me fituesen në fuqi të Championsit në Europë, Barcelonën. Duke qenë se emri i Nejmarit është lakuar shpesh për një kalim në kampionatin spanjoll, ku dy “armiqtë” e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona, sfidojnë njëri-tjetrin edhe për shërbimet e këtij futbollisti, sulmuesi i Santosit ndihet i përkëdhelur. “Mezi po e pres ballafaqimin me kampionët e Europës, Barcelonën. Ky takim do të luhet në muajin dhjetor, në kuadër të Kupës së Botës për Klube, por mua që tani më punon mendja për atë sfidë. Si skuadër po përgatitemi për ndeshjen finale të këtij viti. Të luajmë kundër Barcelonës, është pjesë e jetës sonë. Kupa e Botës për Klube është shumë e rëndësishme për ne dhe për këdo. Nëse do ta fitojmë apo humbin ndeshjen ndaj tyre, këtë s’mund ta them, por verdiktin do ta japë fusha e lojës.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *