Home / Sport / ‘Nxënësi’ i dha mësim ‘mësuesit’

‘Nxënësi’ i dha mësim ‘mësuesit’

Jovanovski kundër Shkëndijës debutoi në pankinën e Rabotniçkit, ndërsa përkundër paralajmërimeve për fitore, në fund u desh të dorëzohet para ‘strategjisë’ së Shabanit. ‘Jam i kënaqur me fitoren, pasi erdhi si rezultat i lojës së mirë përballë një kundërshtari serioz. Ky sukses do na ndihmojë që vetëbesimi i futbollistëve të jetë edhe më në nivel para sfidave të rradhës në kampionat’, u shpreh pas ndeshjes me Rabotniçkin, trajneri i Shkëndijës, Nexhat Shabani.

Të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija mundi Rabotniçkin në derbin e javës së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ dominuan takimin dhe falë golave të Sali-t dhe Hasani-t morën fitoren e 9-të në kampionat, duke i shkaktuar në anën tjetër Rabotniçkit humbjen e 7-të në këtë sezon. ‘Jam i kënaqur me fitoren, pasi erdhi si rezultat i lojës së mirë përballë një kundërshtari serioz. Ky sukses do na ndihmojë që vetëbesimi i futbollistëve të jetë edhe më në nivel para sfidave të rradhës në kampionat’, u shpreh pas ndeshjes me Rabotniçkin, trajneri i Shkëndijës, Nexhat Shabani. Është interesant se dueli në fjalë përveç rivalitetit të skuadrave, vëndosi përballë trajnerët, Shabanin e Shkëndijës dhe Jovanovskin e Rabotniçkit. Me një fjalë nxënësi (Shabani) kundër mësuesit (Jovanovski). Dihet se trajneri i trofeshëm Jovanovski në të kaluarën ka punuar në Slloga Jugomagnat dhe Shabani ishte ndihmësi i tij. Jovanovski kundër Shkëndijës debutoi në pankinën e Rabotniçkit, ndërsa përkundër paralajmërimeve për fitore, në fund u desh të dorëzohet para ‘strategjisë’ së Shabanit. ‘Uroj Shkëndijën për fitoren e arritur, e cila është më se e merituar. Gjithashtu uroj edhe kolegun tim Nexhat Shabanin, të cilit i dëshiroj çdo të mirë. Shkëndija realizoi mundësitë që pati, për dallim nga ne që humbëm disa raste. Mendoj se ishte një ndeshje e shkëlqyeshme në teren katastrofal për lojë, ndërsa përgëzoj publikun tetovar për atmosferën e bukur që krijuan për 90-të minuta’, u shpreh pas ndeshjes të së dielës, trajneri i Rabotniçkit, Gjore Jovanovski. ‘Me Gjore Jovanovskin njihemi mirë dhe unë kam respekt të madh për të. Është miku im dhe i dëshiroj suksese dhe çdo të mirë në jetë. Sigurisht sot (e dielë) një skuadër duhej të humbte dhe unë jam i lumtur që ajo nuk jemi ne. E deshtëm këtë fitore, punuam për të dhe në fund rezultati ishte në favorin tonë’, tha Shabani, duke dhënë më pas vlerësimin e tij për përballjen me Rabotniçkin. ‘Punuam mirë gjatë gjithë ndeshjes, krijuam disa mundësi në pjesën e parë dhe arritëm të shënojmë një gol. Në pjesën e dytë me vetëdije u tërhoqëm duke lënë kundërshtarin të sulmojë ndërsa ne kërkonim golin e dytë në kundërsulm. Dhe pikërisht në një aksion të tillë fantastik sollëm golin e Hasanit, duke mbyllur fatin e takimit. Unë jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin, ndërsa shpresoj që edhe publiku të ketë pëlqyer lojën tonë’, tha Shabani. Sipas tij Shkëndija duhet të vazhdojë me këtë rritëm deri në fund të sezonit vjeshtor, ndërsa për në pranverë pret paraqitje edhe më të mira. ‘Shkëndija duhet të vazhdojë me këtë rritëm dhe unë shpresoj të jemi në këtë nivel. Kemi disa probleme me futbollistë të lënduar, ndërsa disa të tjerë nuk janë të përgatitur sa duhet. Për këtë qëllim detyrohem në faza të caktuara të ndeshjeve të vendos skuadrën të mbrohet, pasi një pjesë e futbollistëve humbin shumë fuqi dhe nuk mund të mbajnë rritmin. Të durojmë deri në dimër, ndërsa më pas me përgatitje cilësore, në pranverë shpresoj të sjellim një Shkëndijë edhe më të fortë, agresive që do të prodhojë futboll cilësor dhe të bukur’, përfundoi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Nexhat Shabani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *