Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Skenarë grek në Maqedoni, gati të ulem me opozitën

Osmani: Skenarë grek në Maqedoni, gati të ulem me opozitën

11 nentor-
“Qeveria aktuale është me kapacitete kadrovike diskutabile dhe me një marrëveshje qeveritare shumë problematike dhe ka qenë e shumëpritur që 100 ditët e para të jetë muajt e dështimit në kontinuitet”, theksoi Rufi Osmani.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani ka theksuar sot se është pro afrimit me opozitën shqiptare, gjegjësisht PDSH-në si parti parlamentare.

Ai këtë e theksoi në konferencën me rastin e shprehjes së qëndrimit partiak lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë aktuale. Sipas tij, ka pasur mesazhe nga PDSH për bashkëveprim dhe bashkëpunim.

“Në adresë të RDK kanë ardhur mesazhe nga PDSH për bashkëpunim dhe nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare nga ana e kësaj partie. Andaj nuk duhet të jenë mesazhe me arrogancë nga liderët e opozitës, sepse ne jemi parti autonome dhe jemi në konsolidim të radhëve. Jam pro afrimit të opozitës parlamentare shqiptare, në këtë rast PDSH, por edhe me partitë e tjera joparlamentare dhe nëse bëhet kjo garantojë fitore të zgjedhjeve të ardhshme lokale”, theksoi Osmani, duke shtuar se është i gatshëm për të ulur në një tryezë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai ka theksuar se nuk do të ulej me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, pa kërkuar ky i fundit falje për ngjarjet e vitit 1997 në Gostivar. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në Saraj, RDK nuk do të garojë me kandidatin e saj.

Osmani ka shpalosur vërejtjet dhe kritikat në adresë të Qeverisë aktuale, lidhur me dështimin e saj në drejtimin e pushtetit në vend. Ai ka theksuar se shpëtimi i situatës dhe dështimeve në vend mund të bëhet vetëm përmes një propozimi që e ofron RDK e kjo sipas tij, është skenari grek për një Qeveri të zgjeruar të unitetit.

“Qeveria aktuale është me kapacitete kadrovike diskutabile dhe me një marrëveshje qeveritare shumë problematike dhe ka qenë e shumëpritur që 100 ditët e para të jetë muajt e dështimit në kontinuitet”, theksoi Rufi Osmani.

Sipas tij, RDK mendon se ekzistojnë dy alternativa të mundshme për të dalë nga ky qorrsokak politik në Maqedoni.

“Krijimi i qeverisë së koalicionit të gjerë, ngjashëm si në vitin 2001 me objektiv tejkalimin e kontestit me Greqinë dhe më pas organizmin e zgjedhjeve të parakohshme së bashku me zgjedhjet e rregullta lokale , dhe Alternativa e dytë: Nëse nuk realizohet alternativa e parë, lëshimi i qeverisë nga BDI-ja dhe votimi në parlament i mosbesimit të qeverisë Gruevski 3 dhe formimi i qeverisë me shumicë të re parlamentare me objektivin e njëjtë”, theksoi lideri i RDK-së, Rufi Osmani, duke shtuar se partia e tyre ofron asistencën e saj politike dhe përkrahjen nga dy deputetët saj pa kurrfarë kompensimi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *