Home / Lajme / Maqedoni / Pa ujë edhe një kohë të gjatë

Pa ujë edhe një kohë të gjatë

27 nëntor-Sipas tij, mungesa e reshjeve të shiut ka zvogëluar sasinë e uijt të pijshëm edhe pse të tre puset rezerve janë aktivë që sjellin vetëm 80 litra ujë për sekondë dhe kjo e pamundëson plotësimin e nevojës së qytetarëve me ujë të pijshëm.

Tetovarët do të vazhdojnë të mos kenë ujë të mjaftueshëm për pije edhe për një kohë të gjatë dhe kjo ndodhë jo për shkak të keqmenaxhimit me ujin e pijshëm por për arsye se deri më tani Tetova furnizohet vetëm me 150 litra ujë për sekondë , ndërsa në të njetën periudhë të vitit 2010 ka pasur 520 litra ujë për sekondë, thotë drejtori i ndërmarjes publike Komunale Tetova-Tetovë Ajet Murati. “Kërkoj nga qytetarët që të kenë mirëkuptim se këtu nuk bëhet fjalë për keqmenaxhimit me ujin e pijshëm për qytetarët e Tetovës, por janë kushtet atmosferike dhe për fatin tonë të keq nuk ka paralajmërime se në një të ardhme të afërt do të ketë përmirësime me furnizmin me ujin e pijshëm”, tha Murati.Ndërkohë që projekti për ujësjellësin Leshnica është gati, ndërsa mjetet finaciare për këtë projekt nuk përkrahet nga një grup njerëzish të qeverisë dhe ne nuk do të mundemi që ta jetësojmë këtë projekt që do të zgjidhte problemim me ujë të pijshëm, por tetovarët verën që vjen nuk do ta kalojnë pa ujë të pijshëm pasi që sipas drejtorit Murati do të gjendet një zgjidhje. “Për të finalizuar projektet, nevojiten mjetet financiare të cilët ne si ndërmarrje nuk i kemi, por as komuna e Tetovës nuk i ka, ndërsa mjetet që ishin dedikuar për ujësjellësin të njejtat kontrollohen nga pushteti qendoror dhe për shkaqe të njohura deri më tani, të inateve politike, mjetet nuk lëshohen, por ne kemi projekte të cilët presim ti realizojmë deri në verë dhe qytetarët do të kenë ujë të pijshëm deri atëherë” tha Murati.Sipas tij, mungesa e reshjeve të shiut ka zvogëluar sasinë e uijt të pijshëm edhe pse të tre puset rezerve janë aktivë që sjellin vetëm 80 litra ujë për sekondë dhe kjo e pamundëson plotësimin e nevojës së qytetarëve me ujë të pijshëm.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *