Home / Lajme / Maqedoni / Partnerët e huaj i anulojnë porositë pasi që drunjtë e Maqedonisë nuk janë të certifikuara

Partnerët e huaj i anulojnë porositë pasi që drunjtë e Maqedonisë nuk janë të certifikuara

14 nentor-Përveç ekonomizimit ekonomik me pyjet dhe parandalimit të shkatërrimit, certifikimi do të mundësojë edhe mbrojtje ekologjike. Kjo njëherësh është kusht për marrjen e të ashtuquajturit SFC standard i cili konfirmon se pyjet janë të pastra për nga teknologjia dhe ripërtëritëse, se shkatërrohet vetëm ajo që nuk është e mirë. Pa certifikim të siguruar paraprakisht, nuk mund të merret as shënim ekologjik

Rreth 200.000 euro apo 12 milionë denarë nga gjithsej 4,2 milionë euro të parashikuara mbështetje buxhetore për pylltarinë vitin e ardhshëm, të dedikohen për certifikimin e pyjeve, kërkon Shoqata e përpunimit të drurit dhe për prodhimin e mobilieve në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Siç u theksua sot në konferencën për shtyp, partnerët e huaj gjithnjë e më shumë ju bëjnë presion eksportuesve të Maqedonisë që të shfrytëzojnë lëndë të para të standardizuara. Nëse ky kusht nuk plotësohet, i anulojnë porositë.

Tryeza e drurit pa certifikim, pavarësisht nëse është lëndë e papërpunuar apo prodhim i gatshëm, do të mund të plasohet jashtë vendit deri në mars të vitit 2013.

“Certifikimi zgjat me muaj, prandaj duhet të fillojë më së voni vitin e ardhshëm. Në të kundërt, kompanitë e Maqedonisë nuk do të mund të eksportojnë”, tha Stojmirka Tasevska nga Oda ekonomike.

Përveç ekonomizimit ekonomik me pyjet dhe parandalimit të shkatërrimit, certifikimi do të mundësojë edhe mbrojtje ekologjike. Kjo njëherësh është kusht për marrjen e të ashtuquajturit SFC standard i cili konfirmon se pyjet janë të pastra për nga teknologjia dhe ripërtëritëse, se shkatërrohet vetëm ajo që nuk është e mirë. Pa certifikim të siguruar paraprakisht, nuk mund të merret as shënim ekologjik

Dimitri Kralevski nga “Junajted eksport” theksoi se fillimisht duhet filluar me certifikimin e sipërfaqeve më të vogla, ndërsa më pas, gradualisht të përfshihen pyjet në mbarë territorin e shtetit.

Sipas vlerësimeve, duhet të certifikohen 255.000 hektarë pyje me trungje të gjata të cilat kryesisht shfrytëzohen gjatë prodhimit të mobilieve.

Vendet fqinje tani më po përfundojnë me certifikimin e pyjeve, ndërsa shpenzimi është një euro për një hektar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *