Home / Lajme / Maqedoni / PDSH me një nënkryetar

PDSH me një nënkryetar

4 nentor-Për nënkryetar të partisë është zgjedhur koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu ndërsa Kryesia Qendrore në mbledhjen e radhës do të zgjedh edhe 7 sekretarët e ri të partisë

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare të enjten ka mbajtur mbledhjen në të cilën janë miratuar disa ndryshime dhe plotësime të statutit të partisë. Sipas një njoftimi të publikuar në web-faqen e PDSH-së, Kuvendi Qendror i kësaj partie solli vendim për formën e re të organizimit të strukturave partiake dhe formimin e Këshillit Koordinues të Degëve. “Kjo nënkupton që qytetet në të cilat funksionojnë më shumë degë të partisë me qëllim të rritjes së funksionalitetit dhe koordinimit të formohen Këshillat Koordinuese të Degëve. Gjithashtu për shkak të funksionimit sa më të mirë të partisë dhe shtimit të resurseve profesionale u soll vendim për ndryshime statutare ku do të zvogëlohet numri i nënkryetarëve nga katër në një ndërsa do të rritet numri i sekretarëve në gjithsej shtatë të cilët do të mbulojnë departamente të caktuara në kuadër të partisë”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.
Për nënkryetar të partisë është zgjedhur koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu ndërsa Kryesia Qendrore në mbledhjen e radhës do të zgjedh edhe 7 sekretarët e ri të partisë. Me propozim të kryetarit të partisë Menduh Thaçi, Kuvendi Qendror ka miratuar edhe përbërjen e re të Kryesisë Qëndrore: Orhan Ibrahimi, Eset Rama, Vlera Ejupi, Idriz Orana, Mirushe Hoxha, Qenan Ymeri, Bekim Fazliu, Sheval Memishi, Arifikmet Xhemaili, Iljaz Halimi, Hasan Luma, Agon Ferati, Durim Luma, Merale Ferati, Sadije Iljazi, Azem Ismani, Mujdin Bilalli, Agron Zeqiri, Rushit Vehapi, Mitasin Beqiri, Afërdita Kërçishta, Zijadin Sela dhe Lulzime Zylali.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *