Home / Lajme / Maqedoni / PDSH shton kapacitetet politike

PDSH shton kapacitetet politike

19 nentor-“Do të kemi një formë të kombinuar të aktivitetit. Të gjitha departamentet e krijuara të partisë do të mbulohen nga sekretarët e ri që do të zgjidhen në Kryesinë qendrore të partisë të cilët do të bashkëpunojnë edhe me këshilltarët e mi” deklaroi Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim dhe promovoi tre këshilltarët e tij personal.
Këshilltar për politikë të jashtme emëroi Prof.Dr Jonuz Abdullai-n,
Këshilltar për çështje ekonomike dhe financa emëroi Prof.Dr. Besnik Fetai-n – dhe
këshilltar për politik të brendshme emëroi z. Ernad Fejzullahu-n.
Pas takimit Kryetari i PDSH-së për mediat deklaroi se “ Situata e keqësuar në vend, dështimet e shumta dhe diskriminimi i hapur që iu bëhet shqiptarëve në sfera të ndryshme shoqërore, nxit nevojën e plotësimit të kapaciteteve të partisë me këshilltarë që me përvojën dhe përgatitjen profesionale të japin kontributin e tyre”, tha ai
“Do të kemi një formë të kombinuar të aktivitetit. Të gjitha departamentet e krijuara të partisë do të mbulohen nga sekretarët e ri që do të zgjidhen në Kryesinë qendrore të partisë të cilët do të bashkëpunojnë edhe me këshilltarët e mi” deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *