Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Buxheti diskriminues për shqiptarët

PDSH:Buxheti diskriminues për shqiptarët

“Nëse para disa ditëve hartuesi i politikave ekonomike të BDI-së Fatmir Besimi publikisht tha që në vitin 2012 shqiptarët do të marrin 100 milion euro nga buxheti për investime infrastrukturore, ai kundërshtoi vetveten kur numëroi projektet dhe vlerën që do të investohen dhe në fund këta 100milion euro dolën që janë vetëm 8milion euro dhe jo më shumë. BDI thotë që do investojë në Korridorin 8 apo rrugën e Arbrit, ndërsa në buxhet nuk shohim mjete të ndara për këtë çështje.Arysetimi i qeverisë që nuk investon në Korridorin 8 është se kërkohet koncesioner për të ndërtuar këtë rrugë por nuk gjendet. Ndërkaq në anën tjetër në Korridorin 10 investohen miliona euro të marra kredit nga Banka Evropiane për zhvillim të cilin kredit do ta paguajnë qytetarët shqiptarë në vitet në vazhdim.Ndërsa sa ju përket investimeve të përgjithshme në fondin e rrugëve diskriminimi është shumë i dukshëm, në vendet me shumicë maqedonase ndahen 96.9% të mjeteve, ndërsa në vendbanimet me shumicë shqiptare vetëm 3.1%.”, deklaroi Fetai

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot Qeverinë për diskriminimet ekonomike që bën ndaj shqiptarëve në ekonomi, kulturë, arsim dhe bujqësi. Drejtuesi i departamentit ekonomik të kësaj partie, Besnik Fetahu, tha se kjo Qeveri bën investimeve mono-etnike duke anashkaluar shqiptarët dhe projektet që janë në interes të tyre. “Nga shpërndarja e dotacioneve në nivel komunal maqedonasit marrin 92.25 për qind ndërsa shqiptarët 7.75 dhe atë dy komunat e Tetovës dhe e Çairit. Nëse shkojmë tek ministria e Ekonomisë shihet që ndahen do mjete për zhvillim të zonave industriale ku janë përfshi 4 zona, maqedonasit marrin 100 për qind, ndërsa shqiptarët 0, investimet janë paraparë në tre zona Prilep Gjevgjeli dhe Radovish. Ministria e financave ku janë fondet kompenzatore, shqiptarët marrin zero ndërsa maqedonasit pjesën tjetër. Në sferën e kulturës financimi i aktiviteteve kulturore në pjesën e maqedonasve dhe shqiptarëve , maqedonasit marrin mbi 97 për qind ndërsa shqiptarët 2.36 për qind”, tha Besnik Fetahu, departamenti ekonomik i PDSH-së. Fetahu ka përmendur po ashtu edhe çështjen e korridorit të tetë ku sipas tij, nuk investon shteti për ta ndërtuar të njëjtin por shkohet në dhënie me koncesion. “Sa i përket korridorit tetë zero mjete janë ndarë për shqiptarët ndërsa pjesa tjetër për komunitetin maqedonas, është e vërtetë se ndërtohet korridori i dhjetë por për lidhjen e Serbisë me Greqinë, ndërsa kur vjen në pyetje të financohet korridori i tetë nga buxheti dhe kredit nga EBRD-ja ne duhet ti japim në koncesion. Nëse vonohet edhe më tej korridori i tetë ai nuk do realizohet asnjëherë shkaku se do mungojë arsyeshmëria ekonomike apo frekuenca e hyrje daljeve në korridorin tetë shkaku se Kosovarët kanë korridorin e tyre tashmë nga Tirana në Prizren” , tha Besnik Fetahu, departamenti ekonomik i PDSH-së. Ky koncept i shtetit që po udhëheq Qeveria aktuale, sipas PDSH-së, është koncept një etnik dhe jo multietnik sepse vazhdimisht margjinalizohen rajonet e banuara me shqiptarë.”Nëse para disa ditëve hartuesi i politikave ekonomike të BDI-së Fatmir Besimi publikisht tha që në vitin 2012 shqiptarët do të marrin 100 milion euro nga buxheti për investime infrastrukturore, ai kundërshtoi vetveten kur numëroi projektet dhe vlerën që do të investohen dhe në fund këta 100milion euro dolën që janë vetëm 8milion euro dhe jo më shumë. BDI thotë që do investojë në Korridorin 8 apo rrugën e Arbrit, ndërsa në buxhet nuk shohim mjete të ndara për këtë çështje.Arysetimi i qeverisë që nuk investon në Korridorin 8 është se kërkohet koncesioner për të ndërtuar këtë rrugë por nuk gjendet. Ndërkaq në anën tjetër në Korridorin 10 investohen miliona euro të marra kredit nga Banka Evropiane për zhvillim të cilin kredit do ta paguajnë qytetarët shqiptarë në vitet në vazhdim.Ndërsa sa ju përket investimeve të përgjithshme në fondin e rrugëve diskriminimi është shumë i dukshëm, në vendet me shumicë maqedonase ndahen 96.9% të mjeteve, ndërsa në vendbanimet me shumicë shqiptare vetëm 3.1%.”, deklaroi Fetai

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *