Home / Lajme / Maqedoni / Për katër fëmijë-lypsarë është ngritur procedurë për marrjen e të drejtës prindërore

Për katër fëmijë-lypsarë është ngritur procedurë për marrjen e të drejtës prindërore

26 nëntor-Asnjëri prej fëmijëve të cilët janë kthyer në familjet ose të përkujdesur nuk janë gjetur përsëri në rrugë, konfirmon Risteski, ndërsa ekipet mobile kanë konstatuar se prindërit kanë vështirësime gjatë ndërtimit të prindërimit pozitiv dhe për këtë vepron në mënyrë preventive në përforcimin e kapaciteteve të tyre prindërore.

– Shtatëdhjetë e pesë fëmijë- lypsarë janë takuar në rrugët e Shkupit, Kumanovës, Manastirit dhe Prilepit prej 27 gushtit të këtij viti, kur filloi aksioni i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa masa për përkujdesje të përkohshëm në institut është zbatuar për 38 fëmijë. Procedura për marrjen e të drejtave prindërore janë ngritur në katër raste, ndërsa janë sjellur 16 vendime për mbikqyrje të përhershme mbi kryerjen e të drejtës prindërore. Në dy raste procedura është në vijim, kumtoi sot në konferencën për shtyp ministri Spiro Ristoski.

“Në Shkup 37 fëmijë janë hasur në rrugë. Prej tyre 8 janë gjetur vetë pa shoqëri të prindërve dhe janë përkujdesur përkohësisht në Instutin adekuat, ndërsa nëntë fëmijë janë hasur në rrugë me prindërit dhe me punë të zbatuar profesionale nga ana e punëtorëve profesional nga qendra janë kthyer në shtëpi”, deklaroi Risteski.

Në Kumanovë janë përfshirë 18 fëmijë të moshës tre muajshe deri në moshën 14 vjeçare. Dy prej tyre kanë qenë të përkujdesur përkohësisht në institut, ndërsa për njërin procedura për vendosje është në vijim. Fëmijët tjerë janë kthyer në familjet e prindërve biologjik.

Në Manastir me aksionin e tillë janë përfshirë 12 fëmijë, në institut janë përkujdesur pesë fëmijë, ndërsa prej tyre dy janë kthyer në familjet.

Në Pilep tetë fëmijë janë takuar si fëmijë të fëmijë-lypsarë. Dy janë vendosur në Shtëpinë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir, ndërsa një fëmijë, i cili paraprakisht ka qenë i vendosur në familje përkujdesëse, pas aksionit është vendosur në Shtëpinë “11 Tetori”,. Shtatë fëmijë janë kthyer në familjet e prindërve biologjik.

Theksi i veçantë nga ana e ekipeve profesionale të Qendrave për punë sociale, shtoi ai, është vendosur mbi mbikëqyrjen mbi të drejtën prindërore tek prindërit fëmijët e të cilëve janë në rrugë, para së gjithash, për shkak të mbrojtjes të personalitetit të fëmijës, të drejtave të tij dhe intereset përmes sigurimit të kushteve për zhvillim pozitiv të fëmijës.

Asnjëri prej fëmijëve të cilët janë kthyer në familjet ose të përkujdesur nuk janë gjetur përsëri në rrugë, konfirmon Risteski, ndërsa ekipet mobile kanë konstatuar se prindërit kanë vështirësime gjatë ndërtimit të prindërimit pozitiv dhe për këtë vepron në mënyrë preventive në përforcimin e kapaciteteve të tyre prindërore.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të japin mbështetje në këtë proces të përpiktë, në dorë më të vogël me atë çka nuk do të japin të holla në ndonjë dorë të zgjatur fëmijësh, por do t’ia zgjasin dorën, do t’i japin mundësi për jetë të mirë me dërgimin në Qendrën për punë sociale e cila përmes punës profesionale do ta largojë fëmijën nga rruga

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *