Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës konfiskoi rreth 11kilogram marihuanë

Policia e Tetovës konfiskoi rreth 11kilogram marihuanë

14 nentor-Nga MPB shtojnë se çanta është gjetur në vendin e përmendur, ndërsa 11-të paketimet marihuanë, të ngjitura me ngjitës ngjyrë kafeje janë marrë dhe dërguar në hetim.

Policia e Tetovës pardje konfiskoi rreth 11 paketime me marihuanë me peshë prej rreth 11 kilogramëve, ndërsa ka paraqitur akuzë penale kundër A.I. (23) për shkak dyshimit të arsyetuar se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psihotrope dhe prekusor”.

Siç kumtoi sot MPB, i akuzuari, duke lëvizur me automjet në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, ditën e 12-të këtë muaj, rreth orës 14 nuk është ndalur në shenjën e dhënë të punonjësve policor dhe së bashku me një automjetet tjetër “Mercedes”, prone e një tetovari A.A (21), i drejtuar deri tani nga person i panjohur, me shpejtësi të madhe kanë vazhduar nga Tetova. Menjëherë më pas, ato në vende të ndryshme i kanë vendosur automjetet në Tetovë, i kanë mbyllur edh janë arratisur. Pa një kohe të dy automjetet janë gjetur, ngritur dhe sjellë SPB-në e Tetovës. Pak më vonë në stacionin policor në Tetovë pa thirrur ka ardhur A.I, i cili ka thënë se nuk është ndalur se është frikuar nga patrulla policore, sepse në bagazhin e automjetet ka transportuar një torbë me marihuanë, e cila atij dhe A.A paraprakisht u’a ka dhënë një person i pa njohur në fshatin Veshallë, e të cilën e ka hedhur pran një shtëpie në ndërtim në rrugën “146” në Tetovë.

Nga MPB shtojnë se çanta është gjetur në vendin e përmendur, ndërsa 11-të paketimet marihuanë, të ngjitura me ngjitës ngjyrë kafeje janë marrë dhe dërguar në hetim.

Krahas akuzës penale kundër A.I është parashtruar akuzë penale edhe për një person të panjohur. SPB-ja e Tetovës ndërmerr masa dhe aktivitet për pastrimin e plotë të këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *