Home / Lajme / Maqedoni / Policia italiane gjurmon vrasjen e dy biznesmenëve nga Maqedonia

Policia italiane gjurmon vrasjen e dy biznesmenëve nga Maqedonia

11 nentor-Dokumentet për ndërtimin e qendrës tregtare dhe planet shumëmilionëshe u gjetën në çantat e tyre, që i kishin lënë në çantat dhe rrobet e tyre, që janë gjetur në hotelin në Bresha. Dy biznesmenët që nga korriku kishin mbërritur në Itali përmes linjës ajrore nga Tirana. MPB ka theksuar se në bashkëpunim me Interpolin dhe policinë italiane do të nis hetimet e mëtejm për të zbardhur vrasjen makabre të dy biznesmenëve.

Policia italiane ka nisur hetimet intensive për të zbardhur vrasjen e dy biznesmenëve nga Tetova, Ekrem Salija, 45 vjeç dhe Hristo Uzunov, 42 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën në një mal në afërsi të Breshës në Itali.

Policia theksoi se dy viktimat ishin ekzekutuar me armë zjarri dhe se eliminimi i tyre daton para disa muajve, kur edhe familje nuk kishte arritur të sigurojë asnjë informacion apo vendndodhjen e tyre.

Pranë tyre është gjetur një dosje dokumentesh për ndërtimin e një Qendre Tregtare në Tetovë, ku bëhet fjalë siç thuhet për projekt shumë milionësh, informon agjencia e lajmeve INA.

Familjarët e dy viktimave nuk kanë folur lidhur me fatin tashmë të ditur të Ekremit dhe Hristos. I pari jetonte dhe punonte përkohësisht në Poreç të Kroacisë si pronar i një restoranti, ndërsa i dyti jetonte në Tetovë dhe merrej me biznesin e tij privat.

Dokumentet për ndërtimin e qendrës tregtare dhe planet shumëmilionëshe u gjetën në çantat e tyre, që i kishin lënë në çantat dhe rrobet e tyre, që janë gjetur në hotelin në Bresha. Dy biznesmenët që nga korriku kishin mbërritur në Itali përmes linjës ajrore nga Tirana. MPB ka theksuar se në bashkëpunim me Interpolin dhe policinë italiane do të nis hetimet e mëtejm për të zbardhur vrasjen makabre të dy biznesmenëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *