Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohen uniformat e reja

Prezantohen uniformat e reja

Brenda vitit të ardhshëm të gjithë pjesëtarët e ARM-së do të kenë uniforma të reja dhe është hera e parë në historinë e Maqedonisë që të gjithë pjesëtarët e ushtrisë të kenë uniforma të njejta. Kjo përkon edhe me 20 vjetorin e ekzistimit të ARM-së dhe njëkohësisht paraqet edhe imazhin e Maqedonisë në kuadër të misioneve të paqeruajtëse që deri më tani me sukses të lartë i ka kryer. Poashtu kjo tregon se Maqedonia bën hapa që sa më shpejtë të jetë pjesë e NATO-s”, tha ministri Besimi.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi dhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Goranço Koteski të enjten kanë vizituar Kazermën në Tetovë dhe ndërmarrjen private “Imperial” nga Bërvenica. Ministri Besimi, ndoqi aktivitetet që zhvillohen në Kazermën e Tetovës si dhe promovoi uniformën e re të ushtarëve, të cilët do të shkojnë në misionin paqeruajtës në Afganistan. Vizita në Kazermën e Tetovës është në kuadër të vizitave që ministri Besimi i realizon nëpër të gjitha kazermat në Maqedoni. “Vizitojmë Kazermën e Tetovës dhe pamë aktivitetet që zhvillohen, ku një pjesë e batalionit vitin e ardhshëm, nga janari deri në qershor, do të jetë në mision paqeruajtës në Afganistan. Pamë ku dhe si bëhen përgatitjet, trajnimet dhe kushtet në të cilat jetojnë pjesëtarët e ARM-së”, tha ministri Besimi. Në pjesën e dytë të vizitës në Tetovë, ministri Besimi qëndroi edhe në ndërmarrjen Imperial në Bërvenicë, ku përgatiten uniformat e reja dhe në dizajn të ri për ushtarët që do të shkojnë në Afganistan. “Patëm mundësinë që të shohim mostrat e para si shembuj të dy lloje të uniformës edhe atë të larme themelore dhe universale. Morëm garanci dhe u siguruam se deri në mes të dhjetorit do të jenë gati uniformat për ushtarët që shkojnë në mision paqeruajtës. Brenda vitit të ardhshëm të gjithë pjesëtarët e ARM-së do të kenë uniforma të reja dhe është hera e parë në historinë e Maqedonisë që të gjithë pjesëtarët e ushtrisë të kenë uniforma të njejta. Kjo përkon edhe me 20 vjetorin e ekzistimit të ARM-së dhe njëkohësisht paraqet edhe imazhin e Maqedonisë në kuadër të misioneve të paqeruajtëse që deri më tani me sukses të lartë i ka kryer. Poashtu kjo tregon se Maqedonia bën hapa që sa më shpejtë të jetë pjesë e NATO-s”, tha ministri Besimi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *