Home / Lajme / Maqedoni / Pritje madhështore për Berishën në Tetovë

Pritje madhështore për Berishën në Tetovë

“Dëshiroj ta shprehi respektin tim ndaj qytetarëve të cilët me punën e tyre, përkushtimin, guximin dhe angazhimin për liri e bënë Tetovën qytet të lirë me vlera të larta kombëtare, në të cilin ekziston bashkëjetesë dhe bashkëpunim midis banorëve. Tetova është edhe qyteti i tretë i shqiptarëve me dy universitete që është një prej arritjeve tona më të mëdha”, theksoi Berisha pas takimit me kryetarin e komunës Bexheti.

Qindra qytetarë të Tetovës, të grumbulluar para hyrjes së Komunës së Tetovës, e kanë pritur në mbrëmje kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Qytetarët me padurim kanë pritur ardhjen e kryeministrit duke brohoritur emrin e tij dhe duke duartrokitur. Përveç qytetarëve, Berisha është përshëndetur edhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe grupin parlamentar para objektit të Komunës, ndërkohë që është pritur edhe nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Berisha, i ngazëllyer me vizitën në Tetovë dhe mikpritjen, nuk ka fshehur kënaqësinë për arritjet e qytetit të Tetovës, duke premtuar intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa ka premtuar edhe rregullimin e infrastrukturës që Tetova të lidhet me Tiranën, Prishtinën, Shkupin.

“Dëshiroj ta shprehi respektin tim ndaj qytetarëve të cilët me punën e tyre, përkushtimin, guximin dhe angazhimin për liri e bënë Tetovën qytet të lirë me vlera të larta kombëtare, në të cilin ekziston bashkëjetesë dhe bashkëpunim midis banorëve. Tetova është edhe qyteti i tretë i shqiptarëve me dy universitete që është një prej arritjeve tona më të mëdha”, theksoi Berisha pas takimit me kryetarin e komunës Bexheti.

Kryeministri shqiptar u takua edhe me udhëheqësitë e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe të Universitetit të Evropës Juglindore. Në Universitetin e EJL-së para studentëve mbajti ligjërim kushtuar çështjeve rreth Ballkanit dhe integrimeve euroatlantike.

Berisha mori edhe çmimin vjetor për Lidership për vitin 2009 që iu nda nga ana e Institutit për Demokraci dhe Zhvillim. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *