Home / Lajme / Maqedoni / Problemet e pronësisë ngalasojnë legalizimin e objekteve

Problemet e pronësisë ngalasojnë legalizimin e objekteve

1 nentor-Nga komuna e Tetovës theksojnë se viteve të kaluara kanë pranuar rreth 4 mijë lëndë në vit për legalizim.“Këtë vit me sjelljen e ligjit për legalizim të objekteve pa leje kemi edhe rreth tetë mijë lëndë shtesë të reja, të cilët në masë të madhe e risin angazhimin e të punësuarve në administratën e sektorit për urbanizëm. Planifikojmë që pas vitit të ri të shtojmë kapacitetin e administratës me qëllim të përshpejtimit të zgjedhjes së lëndëve”, tha Skender Palloshi.

Në komunën e Tetovës deri më tre shtatorë që ka qenë dita e fundit për dorëzimin e kërkesave për legalizim të objekteve pa leje janë dorëzuar 7900 kërkesa. Një numër i konsiderueshëm i këtyre kërkesave nuk janë të kompletuara, por kanë vetëm të dhënat bazë edhe atë letërnjoftime dhe fatura për pagesat e shërbimeve komunale. Megjithatë qytetarët krahas dokumentacioneve bazë duhet të dorëzojnë edhe elaborate të objekteve të cilët dëshirojnë ti legalizojnë. Më shumë probleme në këtë drejtim qytetarët hasin me kontestet pronësoro-juridike dhe pronat e parregjistruara në kadastër. Këtë e pohon edhe kryeshefi i sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi. Sipas tij, komuna e Tetovës në kuadër të këtij sektorit ka të formuar edhe një komision i cili çdo ditë del në teren , bën proçes verbal dhe kontrollon objektet të cilët janë në procedurë për legalizim. “Deri më tani janë të zgjedhura rreth 500 lëndë dhe mendojmë në të ardhmen që këtë proces ta intensifikojmë me qëllim që qytetarëve t`ju mundësojmë që në mënyrë më efikase të bëjnë legalizimin e objekteve të tyre. Afati për zgjidhjen e lëndëve është gjashtë muaj pasi është dorëzuar dokumentacioni për legalizim kurse pas marrjes së vendimit për legalizim, komuna është e obliguar që brenda pesë viteve atë objekt ta inkorporon në planin urbanistik”, deklaroi Skender Palloshi. Ndërkohë që edhe gjeodetët pohojnë se shumica e problemeve që paraqiten janë të natyrës pronësoro-juridike, kurse elaboratet ndonjëherë zgjasin edhe me muaj të tërë pasi që lënda dërgohet në kadastër dhe sërish kthehet tek gjeodetët kurse në fund dorëzohet në sektorin për urbanizëm dhe në ndërmarrjen Geoinzhenjering. Lëndët të cilët kanë të bëjnë me legalizimin e objekteve zakonisht zgjasin nga një javë deri në një muaj, pasi që secila lëndë është rrëfim në vete”, thotë gjeodeti Bojan Krstev. “Nëse lënda, apo objekti që është në procedurë të legalizimit, ndodhet në qendër të qytetit apo në brendi atëherë elaborati realizohet më shpejtë ndërsa nëse objekti është jashta qytetit apo në vendbanim rural atëherë mer më shumë kohë pasi që duhen të kryhen inçizime, matje shtesë por edhe problemet e pronësisë janë më të theksuara në vendbanimet jashta qytetit”, thotë Krstev. Në Tetovë, numri i gjeodetëve nuk kalon shifrën prej dhjetë, kurse të gjithë këto janë të angazhuar në përpunimin e rreth 8 mijë elaborateve, kurse një elaborate sipas informacioneve të gjedotëve kushton nga një qind deri në dyqind euro.Nga komuna e Tetovës theksojnë se viteve të kaluara kanë pranuar rreth 4 mijë lëndë në vit për legalizim.“Këtë vit me sjelljen e ligjit për legalizim të objekteve pa leje kemi edhe rreth tetë mijë lëndë shtesë të reja, të cilët në masë të madhe e risin angazhimin e të punësuarve në administratën e sektorit për urbanizëm. Planifikojmë që pas vitit të ri të shtojmë kapacitetin e administratës me qëllim të përshpejtimit të zgjedhjes së lëndëve”, tha Skender Palloshi. Ai thotë se në këtë moment komuna e Tetovës, nuk ka rritje të buxhetit apo inkasimit të mjeteve nga legalizimi i objekteve pasi që të dhënat janë shumë të ulta. (U.H)

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *