Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen dy librat e Agim Vincës

Promovohen dy librat e Agim Vincës

18 nëntor-Salajdin Saliu, duke folur për shkrimet e autorit tha se vrezi I ri I shkrimtarëve ka një respekt për këtë autor. “Duke qenë se shkroi dhe foli guximshëm e me urtësi atëherë kur e vërteta rerzikohej si kurrë më parë, ai ka të drejtën morale të flas dhe të jetë I respektuar edhe tani. Ai e ka jo vetëm të drejtën morale por ka edhe dijen e thellë, shijen e hollë dhe penën e mbrehtë për të paraqitur saktësisht atmosferën mbizotëruese që ndodh në hapësirën kulturore shqiptarë”, tha Saliu.

Në Tetovë, të premten janë promovuar dy librat e Profesor doktor Agim Vincës, “ (Po)etika e fjalës” dhe “Arti i reagimit”.Për librat në fjalë kanë folur profesor Nasho Jorgaqi, Doktor Salajdin Salihu, Doktor Bajram Kosumi dhe vetë autori Agim Vinca.Nasho Jorgaqi e ka cilëuar lart veprimtarinë poetike, eseiste, kulturore të autorit Agim Vinca, ndërsa theksoi se piëkrisht të shkruarit e tij, informacioni që ka për proceset, dhe shkrimet e tija, janë të vlerësuara lart në qarqet akademike dhe intelektuale të Tiranës, Prishtinës, dhe Maqedonisë. Ndërkohë që Bajram Kosumi, tha se shkrimet e Vincës janë në kohezion me proceset dhe ngjarjet dhe gjithmonë autori, shkruan me qasje kritike, reale dhe shpesh herë nuk është i dashur për botuesit, redaktorët dhe pushtetin. Salajdin Saliu, duke folur për shkrimet e autorit tha se vrezi I ri I shkrimtarëve ka një respekt për këtë autor. “Duke qenë se shkroi dhe foli guximshëm e me urtësi atëherë kur e vërteta rerzikohej si kurrë më parë, ai ka të drejtën morale të flas dhe të jetë I respektuar edhe tani. Ai e ka jo vetëm të drejtën morale por ka edhe dijen e thellë, shijen e hollë dhe penën e mbrehtë për të paraqitur saktësisht atmosferën mbizotëruese që ndodh në hapësirën kulturore shqiptarë”, tha Saliu.Vetë autori është shprehur se shpirti i tij është një klithmë dge vepra e tij është interpretim i kësaj klithme. “Dy libart që përurohen sot janë një klithmë në mbrojtje të lirisë dhe të vërtetës protesës kundër së keqes, zvetënimit, zhbërjes, hipokrizisë, marrëzisë dhe gënjeshtrës”, tha Agim Vinca.Në këtë promovim kanë marrë pjesë profesor, politikan, shkrimtarë, kulturulog, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.Njëri nga librat është financuar nga ana e komunës së Tetovës.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *