Home / Sport / Racizmi në Maqedoni

Racizmi në Maqedoni

Tifozët maqedonas “Majmunët” dhe “Komitët” janë të njohur për fyerjet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve. Gjithmonë në ndeshjet që zhvillohen në kuadër të Ligës së Parë futbollistike të Maqedoni kur përballë kanë ndonjë ekip shqiptar, ata përdorin fyerjet më të rënda ndaj tyre.

Ndeshja miqësore e zhvilluar një ditë më parë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë në Prilep është shoqëruar gjatë gjithë kohës me thirrje fyese ndaj shqiptarëve nga tifozët maqedonas të njohur si ‘Majmunët’. Ata që nga fillimi i ndeshjes e deri në përfundimin e saj nuk i ndërprenë në asnjë moment thirrjet fyese si : “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedonia e pastër”.

Tifozët maqedonas “Majmunët” dhe “Komitët” janë të njohur për fyerjet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve. Gjithmonë në ndeshjet që zhvillohen në kuadër të Ligës së Parë futbollistike të Maqedoni kur përballë kanë ndonjë ekip shqiptar, ata përdorin fyerjet më të rënda ndaj tyre. Madje shpeshherë këto fyerje kanë çuar edhe në përleshje fizike midis tifozëve shqiptarë dhe maqedonas.

Sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë, Ferhan Hasani ka deklaruar se edhe sikur të vinte në pozitë për të shënuar gol në portën e Hidit, nuk do t’iu gëzonte të njëjtit. “Ne jemi profesionist dhe duhet të japim maksimumin për fanellën që luajmë. Por, megjithatë jam edhe shqiptar. Dhe, sikur të vija në situatë për të tundur rrjetën e Shqipërisë do të shënoja, mirëpo atë gol nuk do ta festoja. Nuk do ta bëja një gjë të tillë”, ka thënë Hasani, i cili luajti deri në minutën e 70-të të ndeshjes.

Takimi është zhvilluar në një terren jo të përshtatshëm për lojë, ndërsa është ndjekur nga rreth 4 mijë shikues. Rreth 100 tifoz ishin shqiptar nga Shkupi e Tetova të njohur si ‘Ballistët’ dhe “Shvercerat”.

Partitë shqiptare në Maqedoni reagojnë ashpër për tifozët në Prilep

Përfaqësues të këtyre partive kanë kërkuar dënim të fajtorëve
Ofendimet e tejzgjatura të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve, lëshuar gjatë ndeshjes Maqedoni-Shqipëri në Prilep, nuk kanë kaluar pa bërë përshtypje dhe pa sjellë reagime.

Natyrshën, janë partitë shqiptare në Maqedoni që kanë ngritur zërin, duke qenë tepër të ashpra lidhur me autorët e incidenteve, por edhe me autoritetet maqedonase.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, kërkon ndëshkim të fajtorëve, ndërsa deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela, është edhe më i ashpër duke akuzuar direkt shtetin maqedonas.

Nga fjalët e politikës shqiptare në Maqedoni vërehet qartë mungesa e shpresës dhe e harmonisë në jetën e përditshme në shtetin që duhet të jetë i përbashkët, edhe i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *