Home / Lajme / Maqedoni / Reagim i RDK-së mbi reagimin e djeshëm të BDI-së për deklaratat e kryetarit të partisë Rufi Osmani

Reagim i RDK-së mbi reagimin e djeshëm të BDI-së për deklaratat e kryetarit të partisë Rufi Osmani

12 nentor-“Sido që të jetë, dy deputetë aktivë që mbrojnë interesat e popullit shqiptarë në Maqedoni janë më me vlerë se 15 deputetë të përgjumur të koalicionit BDI/Liga e Boshnjakëve që miratojnë ligje, të cilat përcktojnë dimensione inferiore për flamurin kombëtar shqiptar dhe pastaj pyesin me naivitet se ku shkruan kjo në ligjin që e kanë miratuar vet”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Reagimi i lëshuar dje nga Selia e BDI-së lidhur me deklaratat e Kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani në konferencën e djeshme për shtyp është modeli më i ulët i arrogancës politike dhe injorancës së atyre që sot janë vetëm dekor në Qeverinë e Nikolla Gruevskit!”, vlerësojnë nga Rilindja Demokratike Kombëtare pas reagimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj qëndrimeve të RDK-së.

Më tej siç thuhet në kumtesën e Zyrës për informim të RDK-së, dihet botërisht se RDK-ja është përfaqësuese e 30.000 votave të pastra të elektoratit shqiptar dhe jo parti e korruptuar që qëndrimin në pushtet e bazon në blerjen e votave, kërcënimin e njerëzve, premtimet e rrejshme dhe keqpërdorimin e pushtetit me qëllim ruajtjen e privilegjeve personale.

Ligji elektoral në fuqi i ka dëmtuar shqiptarët si edhe RDK-në në zgjedhjet e fundit dhe ka bërë që ajo të ketë dy, në vend të katër deputetëve që do duhej t’i takonin, bazuar në numrin e votave të fituara, ne raport proporcional edhe me BDI-në.

“Sido që të jetë, dy deputetë aktivë që mbrojnë interesat e popullit shqiptarë në Maqedoni janë më me vlerë se 15 deputetë të përgjumur të koalicionit BDI/Liga e Boshnjakëve që miratojnë ligje, të cilat përcktojnë dimensione inferiore për flamurin kombëtar shqiptar dhe pastaj pyesin me naivitet se ku shkruan kjo në ligjin që e kanë miratuar vet”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Sipas kësaj partie është e qartë se përgjigjja e pyetjes së bërë kohë më parë publikisht se ‘ku të shkojmë po të dalim nga Qeveria?’ është shkaku kryesor, siç thonë, që i bën shumë funksionarë të lartë të BDI-së të kapen me thonj e ta shtrengojnë fort pas vetes Qeverinë e Gruevskit, duke kujtuar të shqetësuar se në të kundërtën do të duhet të kthehen në profesionin e muratorit, të jenë të papunë ose të merren me blegtori!.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *