Home / Sport / Real, Bayern dhe Inter sigurojnë kualifikimin

Real, Bayern dhe Inter sigurojnë kualifikimin

Bayern Munchen,Real Madrid dhe Inter 1 xhiro para përfundimit kanë arritur që të zënë vendin e parë nëpër grupet e tyre dhe të kualifikohen në nokaut rundën.

Bavarezët me rezulltat 3-1 mundën Villarealin, klubi mbretëror Reali i Madridit kishte vetëm një senancë stërvitore kundër ekipit nga Zagrebi, Dinamos të cilët i mundën me rezultat 6-2. Ekipi i Jose Mourinhos përbëhej pothuajse nga ekipi i dytë i Realit, pasi kishte lënë ti pushoj lojtarët e tij kryesor për sfidën e fundjavës me rivalin nga qyteti Athletico Madridin. Interi si mysafir arriti në Turqi kundër Trabzonsporit të fitoj vetëm pikë, mirëpo që ishte e mjaftueshme që ekipi nga Milano të siguroj biletën për në rundin tjetër. Sfida më interesante ishte ajo në Sao Paolo në Neapol ku u ndeshën Napoli dhe Man City. Napolitanët arritën që të fitojn me rezultat 2-1, falë golave të Edison Cavanit, ndërsa punë të madhe bëri edhe portieri De Sanctis, i cili në disa raste arriti që ti bllokoj gjuajtjet e lojtarëve mysafir. Me këtë fitore Napoli është një hap larg raundit tjetër. Rezultatet tjera ishin këto: Cska Moskow – Lille 0-2; Man Utd – Benfica 2-2; Ocelu Galati – Basel 2-3; Lyon -Ajax 0-0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *