Home / Sport / Reali kualifikohe, i bashkohet Barcës dhe Milanit

Reali kualifikohe, i bashkohet Barcës dhe Milanit

Real Madridi iu falënderua dy golave të Cristiano Ronaldos, në fitoren 2-0 ndaj Lyonit, për t’u kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Hapa gjigantë për kualifikim bënë edhe Bayern Munich, Manchester City, Inter e Manchester United, që u treguan të sigurt në duelet përkatëse. Skuadrat e shqiptarëve, Napoli, Basel e Dinamo Zagreb, kanë pak gjasa për kualifikim.

Real Madridi është skuadra e tretë që e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, pas Barcelonës dhe Milanit. Klubi madrilen iu falënderua dy golave të Cristiano Ronaldos, në fitoren 2:0 ndaj Lyonit, për t’u renditur në mesin e 16 më të mirëve të këtij kompeticioni.

Rrugën e madrilenëve mund ta ndjekin edhe Bayern Munich, Manchester City, Inter e Manchester United. Bavarezët e mposhtën Napolin e Blerim Xhemajlit, ndërsa ‘Citizens’ ishin dukshëm më të mirë se Villarreali, në Grupin A. ‘Nerazzurrët’ ia dolën të fitojnë në duel me Lillen, në Grupin B, kurse Manchester City nuk hasi në ndonjë problem ndaj Otelul Galatit, në Grupin C.

Sa u përket skuadrave ku luajnë futbollistët shqiptarë, Dinamo Zagrebi i Fatos Beqirajt i humbi të gjitha gjasat për kualifikim, pas humbjes nga Ajaxi, ndërsa gjasa minimale ka Napoli i Blerim Xhemajlit. Pak më mirë i ka punët Baseli i Xherdan Shaqirit dhe vëllezërve Granit e Taulant Xhaka, që barazoi me Benficën.

Liga e Kampionëve

Grupi A
Rezultatet
Bayern Munich – Napoli 3:2
Villarreal – Manchester City 0:3

Tabela
1. Bayern 10
2. Man City 7
3. Napoli 5
4. Villarreal 0

Grupi B
Rezultatet
Trabzonspor – CSKA M. 0:0
Inter Milan – Lille 2:1

Tabela
1. Inter 9
2. CSKA 5
3. Trabzonspor 5
4. Lille 2

Grupi C
Rezultatet
Benfica – Basel 1:1
Man. United – Otelul Galati 2:0

Tabela
1. Man Utd 8
2. Benfica 8
3. Basel 5
4. Otelul G 0

Grupi D
Rezultatet
Lyon – Real Madrid 0:2
Ajax – Dynamo Zagreb 4:0

Tabela
1. Real Madrid 12
2. Ajax 7
3. Lyon 4
4. Dinamo Zagreb 0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *