Home / Sport / Renova barazoi me Vardarin, askujt s’i penguan ‘Komitët’

Renova barazoi me Vardarin, askujt s’i penguan ‘Komitët’

Të martën u zhvilluan tre ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, dy prej të cilave janë mbyllur me barazim pa gola. Renova në Tetovë luajti 0:0 me liderin e renditjes Vardarin, në një duel ku në mungesë të golave në qendër të vëmendjes ishin tifozët e Vardarit, ‘Komitët’, të cilët gjatë gjithë kohës shanë dhe ofenduan në baza nacionale.

‘Vdekje shqiptarëve’, ‘shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë’, ‘dhoma gazi për shqiptarët’, ….Këto janë vetëm disa nga thirjet e të martës në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku tifozët e Vardarit ‘Komitët’ edhe një herë treguan fjalorin e tyre të prishur, duke sharë dhe ofenduar gjatë gjithë kohës në baza nacionale. Renova-Vardari duhej të jetë derbi i javës së 15-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, mirëpo në mungesë të futbollit cilësor, ngjarjet kryesore ndodhën në tribuna, ku ‘Komitët’ gjatë gjithë kohës ‘vjellin’ helm në drejtim të shqiptarëve. Dhe për dallim nga herët e kaluara kur ndoshta arsyetoheshin se kanë qenë të provokuar, kësaj rradhe ishim dëshmitarë të një monologu të tyre, pasi në tribuna nuk kishte grup tjetër të organizuar, përvç tifozëve të rëndomtë që u detyruan të dëgjojnë dhe shikojnë se si ofendohen në mes të Tetovës. Të pranishëm në stadium kishte numër të madh të forcave policore, të cilët qëndronin në distancë nga ‘Komitët’. Ndërkohë gjatë gjithë këtij skenari, delegati i takimit e as arbitrat, nuk e panë të udhës që të paktën një herë të reagojnë dhe të kërkojnë të ndalohen ofendimet në tribuna. Sa i përket ngjarjeve në teren, të dyja skuadrat sollën futboll relativisht të dobët dhe në fund Renova dhe Vardari u ndanë me barazim pa gola. Emini solli kanosjen e parë, ndërsa në anën tjetër rrezikoi Ivanovski. Pjesa e dytë ishte edhe më e dobët, ndërsa Vardari kishte një tentim nga gjuajtja e lirë. Në fund skuadrat u ndanë pa gola, që ndoshta ishte rezultati më real i këtij takimi. Në dy ndeshjet tjera të zhvilluara të martën Ohri në teren të vet luajti baraz 0:0 përballë Bregallnicës, ndërsa Sileksi shkatëroi Teteksin duke e mundur 4:0.

Rezultatet:
Renova-Vardari 0:0,
Ohrid 2004-Bregallnica 0:0,
Sileksi-Teteksi 4:0,
Napredoku-Shkëndija ,
Rabotniçki-Metalurgu ,
11 Oktomvri-Horizonti .

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *