Home / Sport / Renova konfirmon gjysmëfinalen

Renova konfirmon gjysmëfinalen

Skuadra e Renovës për herë të parë në historinë e saj ka siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi eliminoi Teteksin me rezultat të përgjithshëm 9:2. Pas fitores 6:0 në ndeshjen e parë, Renova të martën mundi edhe një herë Teteksin, kësaj rradhe me rezultat 3:2.

Renova edhe zyrtarisht është konfirmuar si gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Maqedonisë, pasi edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinales mundën Teteksin me rezultat 3:2. Renova kësaj rradhe fitoi në cilësi të ‘mysafirit’, pasi paraprakisht në ndeshjen e parë shënuan fitore të thellë 6:0 dhe thuajse kryen pjesën më të madhe të punës rreth kualifikimit historik në fazën gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi deri tani çerekfinalja ishte caku përfundimtar i xhepçishtasve. Të vetëdijshëm se rezultati nga ndeshja e parë nuk lente hapsirë për shpresë të Teteksit, futbollistët e Renovës hynë të relaksuar në takimin e kthimit, megjithse befasoi vendimi i trajnerit Kostov që të luajë me pjesën më të madhe të futbollistëve të formacionit të parë. Në kushte të këtilla Renova avansoi në minutën e 31-të, ndërsa Teteksi arriti të barazojë me anë të Bilbilovskit dy minuta para fundit të pjesës së parë. Mirëpo që Renova të shkojë në pushim me dy gola epërsi u përkujdes Bajrami, i cili shënoi në çastet e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e balansuar, ndërsa nga disa mundësi për të shënuar, Teteksi shfrytëzoi një në minutën e 51, kur Stolevski barazoi rezultatin në 2:2. Pas kësaj trajnerët e të dyja skuadrave Setinov dhe Kostov në lojë inkuadruan disa futbollistë të rrinjë, ndërsa do të veçojmë debutimin e portierit të ri të Renovës, Salajdin Mustafi, i cili shihet si shpresë e madhe futbollit tetovar. Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim dhe kur dukej se ndeshja do mbyllet pa fitues, në skenë doli Sajmir Fetai i cili pas një depërtimit të bukur shënoi në portë të Teteksit për fitore të Renovës me rezultat 3:2. ‘Gjipspunuesit’ me plot meritë kualifikohen në gjysmëfinale, pasi mundën në të dyja takimet Teteksin me rezultat të përgjithshëm 9:2. Të mërkurën do të mësohen emrat e dy finalsitëve tjerë, pasi do të do të zhvillohen dy ndeshje tjera çerekfianale në të cilat 11 Oktomvri do të presë Vardarin që ka epërsi 2:0 nga ndeshja e parë, ndërsa Bregallnica pret Horizont Turnovën pas disfatës 3:1 në takimin e parë. Më 16-të nëntor zhvillohet ndeshja e fundit çerekfinale në të cilën Napredoku pret Rabotniçkin (1:4).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *