Home / Sport / Renova mund Skënderbeun

Renova mund Skënderbeun

Gjipspunuesit ishin mysafirë të Skënderbeut në Korçë, ku arritën të fitojnë kampionët e Shqipërisë me rezultatin 2:1, megjithse siç raportojnë mediat shqiptare rezultati nuk paraqet atë që ndodhi në fushën e lojës.

Edhe skuadra e Renovës ka shfrytëzuar pauzën në kampionat për të zhvilluar një takim kontrollues. Gjipspunuesit ishin mysafirë të Skënderbeut në Korçë, ku arritën të fitojnë kampionët e Shqipërisë me rezultatin 2:1, megjithse siç raportojnë mediat shqiptare rezultati nuk paraqet atë që ndodhi në fushën e lojës. Në një ambient të bukur dhe nën dreitën e projetorëve, rreth 2 mijë sportdashës e kanë ndjekur këtë përballje kontrolluese. Vendasit kishin mungesa të rëndësishme si Muzaka, Shehi, Kërçiku, Bratiç, Biskup dhe Arapi, deri sa Renova luajti me ekipin e saj më të mirë. Skënderbeu në pjesën e parë e ka kërkuar më shumë golin, ku duhet thënë se Ribeiro, Radas dhe Shkëmbi kanë humbur raste të pastra dhe mund të kishin shënuar golin e avantazhit qysh në këtë pjesë. Atë që nuk e bëjnë kampionët e Shqipërisë, e bëjnë futbollistët e Renovës, teksa në minutën e 40-të Andonov pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës korçare nga Gvozdenoviç dhe gjyqtari Kello tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. I saktë ishte Andonov dhe Renova kalon në avantazh, 1-0 ndaj Skënderbeut. Pas pushimit, trajneri i Skënderbeut Levi kryen shumë ndërrime, ndërkohë që në fushë hidhet edhe Xhafaj, sulmuesi kryesor i Skënderbeut, që edhe pse nuk e ka kaluar akoma 100% dëmtimin e tij, ka luajtur një pjesë loje. Kur pritej që Skënderbeu të barazonte rezultatin, vetëm 10 minuta pas startit të fraksionit të dytë, janë sërish miqtë që shënojnë dhe përsëri. Nuhiu së pari që gjuan fuqishëm dhe topi pasi i rrëshket nga duart Llapanjit, godet shtyllën dhe kthehet sërish në lojë, ku Andonov, shumë pranë aksionit, e shtyn topin për herë të dytë në rrjetën e Skënderbeut. Vendasit arritën të shënojnë në minutën e 65-të, ku Kristi Arapi çon një top për Shkëmbin, që në hyrje të zonës, mjeshtërisht shënon golin e parë dhe të vetëm për korçarët. Edhe pse rastet për Skënderbeun nuk kanë munguar në 20 minutat e fundit, madje kampionët e Shqipërisë ushtruan presing në portën e Renovës, goli i barazimit mungoi pasi xhepçishtasit ishin të reshtuar mirë në mbrojtje dhe arritën në fund të fitojnë këtë përballje kontrolluese ecila u shërbeu më së miri të dy skuadrave në këtë moment pushimi në kampionatet e vendeve të tyre.

Skënderbeu – Renova 1-2
Golashënues: Shkëmbi 65’ / Andonov 40’ (11-m), 55’
Skënderbeu: Llapanji, Radas (Fagu 78’), Vrapi, Gvozdenoviç, Bicaj (Sulejmanoviç 65’), Orelesi, Topalli (Xhafaj 46’), Allmuça, Shkëmbi, Ribeiro (K. Arapi 59’), Tahirllari (Kame 75’). Trajner: S. Levi.
Renova: Elezi, Ristov, Simovski, Statovci (Gashi 70’), Emini (Shefiti 85’), Bajrami (Ismajli 65’), Stepanovski, Gafuri (Fetai 78’), Sahiti, Andonov, Nuhiu (Hashimi 86’). Trajner: V. Kostov.
Gjyqtarë: E. Kello, K. Zguro, A. Furamani (Korçë)
Kartonë të verdhë: Gvozdenoviç, Allmuça / Sahiti.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *