Home / Sport / Renova paralajmëron; ‘Vardari do ndalet në Tetovë’

Renova paralajmëron; ‘Vardari do ndalet në Tetovë’

‘Sigurisht se disfata e fundit nga Bregallnica na ka goditur pasi ishim prana një pike, ndërsa paraprakisht kishim mundëi për të avansuar. Mirëpo ky është futbolli dhe gjëra të këtilla ndodhin në këtë sport. Gjithsesi duam të lëmë pas këtë humbje dhe mënyra më e mirë për një gjë të tillë është fitorja kundër Vardarit. Jemi të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarit tonë të rradhës, të cilët ende nuk kanë përjtuar disfatë në këtë kampanjë. Mirëpo unë besoj se nëse të gjithë japim maksimumin dhe nëse plotësojmë detyrat që do na japë stafi teknik, atëherë besoni Vardarin e pret humbje në këtë sfidë’, deklaroi mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami.

Kampionati elitar i futbollit në vend nuk ka pushim dhe këtë mesjavë në program janë ndeshjet e xhiros së 15-të. Stadiumi qytetit në Tetovë do të jetë në qendër të vëmendjes, nga shkaku se Renova do të përballet me liderin e renditjes, Vardarin. ‘Gjipspunuesit’ të shtunën ishin të pafat në Shtip, kur pësuan gol në sekondat e fundit, duke humbur 3:2. Mirëpo ajo disfatë është lënë pas nga të gjithë në taborin e Renovës, të cilët paralajmërojnë fitore përballë Vardarit. ‘Sigurisht se disfata e fundit nga Bregallnica na ka goditur pasi ishim prana një pike, ndërsa paraprakisht kishim mundëi për të avansuar. Mirëpo ky është futbolli dhe gjëra të këtilla ndodhin në këtë sport. Gjithsesi duam të lëmë pas këtë humbje dhe mënyra më e mirë për një gjë të tillë është fitorja kundër Vardarit. Jemi të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarit tonë të rradhës, të cilët ende nuk kanë përjtuar disfatë në këtë kampanjë. Mirëpo unë besoj se nëse të gjithë japim maksimumin dhe nëse plotësojmë detyrat që do na japë stafi teknik, atëherë besoni Vardarin e pret humbje në këtë sfidë’, foli me optimizëm mesfushori shkupjan i Renovës, Muharem Bajrami. Përballja mes Renovës dhe Vardarit zhvillohet të martën me fillim në orën 13:00, ndërsa në të njëjtin orar në Kratovë, Sileksi do të përballet me Teteksin, ndërsa Ohrid 2004 takohet me Bregallnicën. Të mërkurën Napredoku në Kërçovë do të presë Shkëndijën, ndërsa derbi i madh do të zhvillohet në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari, ku Rabotniçki përballet me Metalurgun. Java e 15-të kompletohet të ejnten kur në Prilep 11 Oktomvri pret Horizontin.

Dyshet e javës së 15-të:
Renova-Vardari,
Sileksi-Teteksi,
Ohrid 2004-Bregallnica,
Napredoku-Shkëndija,
Rabotniçki-Metalurgu,
11 Oktomvri-Horizonti.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *