Home / Lajme / Maqedoni / Rreziqe sigurie për Maqedoninë për momentin nuk ka

Rreziqe sigurie për Maqedoninë për momentin nuk ka

26 nëntor-Kjo mund të ketë ndonjë impakt apo pasojë ndaj Maqedonisë dhe vendeve fqinje, edhe më shumë kur ngadalë, forca kryesoree SHBA-ja tërhiqet drejt territorit të vet dhe interesohet për çështje më të mëdha si Kina, India…,. Në këtë rast, është e mundur rrezik për rajonin për një periudhë të caktuar, deri në vendosjen e lojtarëve të rinj, në rast se mbetet në pozicion të padefinuar”, shpjegoi Sulajmani

Në këtë moment për vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht për Ballkanin dhe për Maqedoninë, nuk ekzistojnë rreziqe nga lufta apo agresioni klasik, por ka shumë kërcënime asimetrike të cilat kërkojnë përgjegjësi përkatëse nga secili vend veç e veç, si dhe nga të gjitha shtetet së bashku, u tha në panel – sesionin “Sfidat e Maqedonisë dhe rajonale para Samitit të NATO-s në Çikago”.

Maqedonia dhe vendet e tjera nga rajoni duhet të kyçen në të ashtëquajturën sistem të mbrojtjes së mençur që nënkupton bashkëpunim reciprok, ndihmë dhe ndikim të planit për krijimin e kushteve për siguri.

Sipas pjesëmarrësve në tribunë, ngjarjet në fqinjësi si ajo e fundit në Kosovë kur u djeg flamuri i Maqedonisë dhe cilatdo qoftë ngjarje, nuk duhet të krijiohen fotografi globale për sigurinë në ballkanin Perëndimor dhe në EJL. Në to duhet të shihet nga aspekti i radikalizmit individual.

“Nuk pres që ngjarjet e këtilla mund të prodhojnë jostabilitet dhe çrregullime më të mëdha në planin e sigurisë. Vendet nga rajoni, secila veçanërisht dhe globalisht, duke marrë parasysh vendoshmërinë e tyre, janë të gatshme veç e veç t’i zgjidhin problemet, theksoi Bllagoja Markovski nga Forumi ballkanik për siguri.

Vlerësimi i Rizvan Sulejmanit është se Maqedonia për momentin nuk është në rrezik sigurie, por duhet të jetë e kujdesshme. Vendi duhet të punojë shumë, veçanërisht në stabilitetin e brendshëm si parakusht për ruajtjen e stabilitetit të jashtëm, t’i ndjekë lëvizjet në rajon dhe më gjërë, dhe me kohë të pozicionohet në bazë të situatës së re të ndodhur.

Ngjarjet e fundit në Kosovë, konsideron Sulejmani, janë pasojë e proceseve të thella në Serbi dhe në rajon.

“Në Serbi ka tre pika të cilat në mënyrë permanente gjenerojnë krizë, nuk janë politike, por kanë shumë ndikim në politikë. Ato janë Kisha Ortodokse Serbe, ish AJP-ja e pareformuar dhe shërbimet sekrete të cilat thellë janë të involvuara në kriminal dhe të cilat indirekt kryejnë presion mbi politikën zyrtare të Beogradit”, theksoi Sulejmani.

Nëse të gjitha këtyre proceseve u shtohen edhe ngjarjet aktuale, kriza e rëndë ekonomike në Greqi, si dhe lëvizjet në BE, gjegjësisht tendenca e krijimit të Unionit me shpejtësi të parë, të dytë dhe të tretë, atëherë duhet të parashtrohet pyetja si e gjithë kjo do të reflektohet në rajon.

“Kjo mund të ketë ndonjë impakt apo pasojë ndaj Maqedonisë dhe vendeve fqinje, edhe më shumë kur ngadalë, forca kryesoree SHBA-ja tërhiqet drejt territorit të vet dhe interesohet për çështje më të mëdha si Kina, India…,. Në këtë rast, është e mundur rrezik për rajonin për një periudhë të caktuar, deri në vendosjen e lojtarëve të rinj, në rast se mbetet në pozicion të padefinuar”, shpjegoi Sulajmani.

Edhe gazetarja Mirka Velinovska nuk konsideron se ka çfarëdo qoftë sfide direkte të sigurisë në rajon, përveç atyre që çdoherë duhet të llogariten në raste të ndryshimeve të mëdha gjatë shpërndarjes së forcës botërore.

Një ndër konstatimet e forumit ishte edhe ajo se mos anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, debatet publike vendore pas Bukureshtit e trajtuan shumë në mënyrë sipërfaqësore dhe e reduktuan në problemin e imponuar me emrin.

Panel siskutimin e organizoi Forumi ballkanik për siguri.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *