Home / Sport / Sadiki:’Drita do vazhdojë të shkëlqejë’

Sadiki:’Drita do vazhdojë të shkëlqejë’

‘Jemi duke luajtur mirë dhe kjo nuk është rastësi, por rezultat i punës profesionale që bëhet në skuadër. Kemi ekip shumë të mirë, me disa futbollistë të rrinjë të cilët i japin shtytje dhe freski lojës tonë’, deklaroi njëri prej futbollistëve më standard në këtë sezon Burim Sadiki.

Tetova viteve të fundit duket se konfirmohet si qendër e futbollit në Maqedoni, duke u përfaqësuar në Ligën e Parë me tre skuadra, Shkëndijën, Renovën dhe Teteksin. Mirëpo sikur që janë duke ecur gjërat në Ligën e Dytë, nuk do të jetë befasi nëse nga viti i ardhshëm në Ligën e Parë të shohim edhe skuadrën e Dritës nga Bogovina. Pas 12-të javëve të zhvilluara, Drita ka shënuar 7-të fitore, katër herë ka barazuar, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje dhe me 25 pikë mban vendin e dytë në renditje, pas Skopjes e cila ka një pikë më shumë. ‘Jemi duke luajtur mirë dhe kjo nuk është rastësi, por rezultat i punës profesionale që bëhet në skuadër. Kemi ekip shumë të mirë, me disa futbollistë të rrinjë të cilët i japin shtytje dhe freski lojës tonë’, deklaroi njëri prej futbollistëve më standard në këtë sezon Burim Sadiki. Mesfushori ofenziv Sadiki është ‘fëmijë’ i Renovës, mirëpo hapsirat e pakta që kishte te xhpecishtasit e detyruan të kërkojë fatin e tij te Drita dhe për momentin gjërat janë duke shkuar mirë. ‘Realisht jam i kënaqur me mënyrën se si rrjedhin gjërat te skuadra e Dritës. Unë kam shpresuar shumë se do më jepet rasti të dëshmohem te Renova, mirëpo gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu sic dëshiron vetë. Pasi e vërejta se s’do gjej hapsirën e duhur në Renovë, vendosa të kaloj te Drita ku sic thash me lartë jam shumë i kënaqur’, u shpreh Sadiki, i cili nuk la pa falemenderuar bogovinasit për besimin e dhënë. ‘U jam shumë mirënjohës të gjithve në taborin e Dritës, duke filluar nga drejtuesit dhe trajneri, e deri te njeriu i fundit në klub. Luaj rregullisht, ekipi shënon rezultate pozitive dhe të them të drejtën nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Premtoj se në cdo stërvitje dhe në cdo takim do jap maksimumin, për të bindur drejtuesit se nuk kanë gabur që më kanë angazhuar’. Sipas Sadikut Drita do vazhdojë të tregojë në vazhdim të kampionatit cilësi, kualitet dhe kulturë, ndërsa nëse u jepet rasti, sigurisht se do të tentojnë të ngjiten në Ligën e Parë. ‘Drejtuesit e ekipit nuk na ngarkojnë me imperativin e Ligës së Parë, por nga ne kërkonnë vetëm angazhim maksimal dhe qasje serioze ndaj obligimeve tona. Prandaj mund të garantoj se Drita edhe në vazhdim të sezonit do të jetë skuadër që do të karakterizohet me lojë cilësore përmes së.cilës do të nxjerë në pah gjithë potencialin që posedon ekipi. E tani nëse gjërat rrjedhin me këtë tempo, atëherë s’do mend se do bëjmë gjithcka që të shfrytëzojmë rastin eventual të hyjmë në Ligën e Parë’, përfundoi Burim Sadiku.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *