Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

Shënohet 99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

Më 28 nëntor të vitit 1912 në kushtet e një rritje të hovshme të kryengritjes së përgjithshme shqiptare dhe të fitoreve të aleatëve ballkanikë, Kuvendi Kombëtar i thirrur në Vlorë, duke zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, shpalli lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Përpara qindra shqiptarëve të entuziazmuar, kryeministri i parë i shtetit të ri shqiptar, i zgjedhur ng

Sot në të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga mërgimtarët tanë në diasporë, shënohet 99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Festimet kryesore do të mbahen në Vlorë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të cilat qytete janë zbukuruar me flamuj kombëtar.

Në Maqedoni janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të merr pjesë në manifestimin qendor në fshatin Gradec, komuna e Vrapcishtit, ku do të ju drejtohet të pranishmive dhe do të zbulojë bustin e Mehmet Pashë Derallës, Ministrit të parë të mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit bashkë me pllakat përkujtimore për varezat e 163 shqiptarëve të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1915.
Në Shkup gjithashtu do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “Dardania”, ndërsa mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë. Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë parashikuar aktivitete festive letrare.
Gjithashtu në Vlorë, Tiranë dhe qendrat tjera shqiptare do të shënohet 99 vjetori i Pavarësisë dhe Dita e Flamurit.
Po ashtu edhe në Prishtinë do të organizohen një varg manifestimesh me rastin e përvjetorit të 99 të pavarësisë së shtetit shqiptar. Qeveria ka caktuar këtë ditë si ditë feste dhe pushimi, mirëpo pa ndonjë aktivitet organizativ.
Në tre komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të Luginës së Preshevës, me rastin e këtij përvjetori do të organizohen protesta në shenjë të diskriminimit dhe moslejimin e përdorimit të flamurit kombëtar nga autoritetet serbe.
Më 28 nëntor të vitit 1912 në kushtet e një rritje të hovshme të kryengritjes së përgjithshme shqiptare dhe të fitoreve të aleatëve ballkanikë, Kuvendi Kombëtar i thirrur në Vlorë, duke zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, shpalli lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Përpara qindra shqiptarëve të entuziazmuar, kryeministri i parë i shtetit të ri shqiptar, i zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar Ismail Qemali, e ngriti solemnisht flamurin kombëtar.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *