Home / Lajme / Botë / Shitet lopa 1.2 milionë dollarë

Shitet lopa 1.2 milionë dollarë

4 nentor-Kjo lopë e racës Holshtajn është rritur në një fermë në Kanada, shtet i njohur për prodhimin e mirë të qumështit, ndërsa “sekreti” i lopës është se ajo mund të prodhojë në ditë deri në 70 litra qumësht në ditë. Nëse kemi parasysh se gjatë çiftimit me një dem të racës së njëjtë ekziston mundësia që lopa të trashëgojë gjenet e qumështit tek viçi i saj, atëherë lehtë është të llogaritet rëndësia e këtij investimi milionësh.

Otavë,- Shuma prej 1.2 milionë dollarëve për ne është “mesele” me të cilën mund të blejmë edhe fabrika, por për tregtarët e qumështit në Kanada nuk është kushedi çfarë lajmi se dikush e ka paguar një lopë me atë shumë marramendëse parash.

Përgjigja pse fermerët kanadezë janë gati të paguajnë një shumë aq të madhe parash për një lopë është paksa komplekse, por edhe e thjeshtë – gjenetika.

Kjo lopë e racës Holshtajn është rritur në një fermë në Kanada, shtet i njohur për prodhimin e mirë të qumështit, ndërsa “sekreti” i lopës është se ajo mund të prodhojë në ditë deri në 70 litra qumësht në ditë. Nëse kemi parasysh se gjatë çiftimit me një dem të racës së njëjtë ekziston mundësia që lopa të trashëgojë gjenet e qumështit tek viçi i saj, atëherë lehtë është të llogaritet rëndësia e këtij investimi milionësh.

Blerësi i lopës angazhon veterinerët në fermë të cilët disa herë në vit marrin qelizat vezë nga lopa të cilat pas fertilizimit, do të futen në mitrën e një lope tjetër (mesatarisht mund të fitohen deri në 20 embrione). Lopët surrogat për nëntë muaj do të sjellin në jetë një viç të shëndoshë, ndërsa në shumicën e rasteve viçat mund të lindin femra nga nëna dhe babi “milionerë”.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *