Home / Sport / Shkëndija dhe Renova ndahen me barazim 2:2

Shkëndija dhe Renova ndahen me barazim 2:2

Derbi i madh tetovar mes Shkëndijës dhe Renovës është mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2. Dueli mes skuadrave rivale solli futboll cilësor, shumë raste shënimi, katër gola, dy penalti, dhe gjithëçka që e karakterizon futbollin kualitativ.

Shkëndija në këtë ndeshje luante pa mesfushorin Muhamet Huseini i cili në mesjavë pësoi dëmtim të rëndë në duelin me Napredokun në Kërçovë. Shkëndija që në fillim nisi furishëm dhe dominimi i ‘kuqezinjëve’ solli epërsi të shpejtë për kushtimisht thënë ‘vendasit’. Ishte minuta e tretë e takimit kur Mustafi harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Ferhan Hasani me kokë shënoi për 1:0, duke sjellë delirium të vërtertetë në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë, ku ishin të pranuar mbi 7 000 tifozë. Futbollistët e Shkëndijës golin e shënuar e festuan me një fanelë të Muhamed Huseinit, duke i dhënë përkrahje morale dhe shërim sa më të shpejtë. Edhe pas epsërisë Shkëndija kërkonte të qëndrojë në sulm, ndërsa Renova në kundërsulme shpresonte në mundësi për të barazuar. Në minutën e 13-të të takimit pas një harkimi në zonë, Mishkovski ndali Ristovin e Renovës në zonë, ndërsa arbitri Meçkarovski dha penalti për Renovën dhe karton të kuq për futbollistin e Shkëndijës. Nga pika e bardhë i saktë ishte Boban Jançevski, duke barazuar rezultatin në 1:1. Në vazhdim Shkëndija u deësh të karikohet mirë në mbrojte pas luante me 10-të futbollistë, ndërsa Renova provoi të shfrytëzojë epërsinë numerike në teren. Dhe deri sa miqtë nuk arrinin të krijojnë mundësi për të shënuar, Shkëndija merte gjithnjë e më shumë guxim duke nisur të sulmoj me një futbollist më pak. Kështu në minutën e 32-të pas harkimit të Nezirit, Siljanovski në zonë ndali Hasanin, ndërsa arbitri Meçkarovski treogi penalti për Shkëndijën dhe karton të verdhë për futbollistin e Renovës. Nebi Mustafi ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë, duke shënuar për epërsi të re të Shkëndijës, tani 2:1. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërsa në vazhdim të fraksionit të dytë Renova provoi të shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë, mirëpo ‘kuqezinjtë’ me mbrojtje të mirë nuk lejonin të preket rjeta e tyre. Me kalimin e kohës, Shkëndija nisi të sulmojë duke kërkuar golin e tretë në këtë takim. Në këtë drejtim kampionët kishin disa mundësi, prej të cilave do ta dallonim atë të Eminit, i cili pasi qetsoi bukur topin me gjoks goditi furishëm drejt portës, mirëpo me mbrojte spektakulare u përgjigj portieri i Renovës, Ferat Abduli. Shkëndija harxhoi shumë energji duke u mbrojtur me 10-të futbollistë në fushë, ndërsa këtë e shfrytëzonte Renova duke përfrocuar fazën e sulmit. Mundësi të mirë për të barazuar kishte i riu, Skenderi, mirëpo nga vija e portës shpëtoi Nikitoviq. Mirëpo rezistenca e Shkëndijës u thye 3 minuta para fundit të takimit, kur pas harkimit të Skenderit, Jançevski nga afërsia shënoi për barazim të rezultatit në 2:2. E pakënaqur me barazimin Shkëndija provoi në vazhdim të kërkojë golin e tretë. Së pari Hasani provoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa në kohën shtesë ‘kuqezinjtë’ kishin mundësi të shkëlqyeshme për gol, kur Sali ishte në kundërsulm, mirëpo në moment të fundit nuk arriti të assistojë për Mustafin. Në fund takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2. Nga tabori i Shkëndijës mbetën të pakënaqur me këtë epilog, duke u ankuar në referim të dobët, ndërsa në anën tjetër edhe pse dëshironin fitore, nga tabori i Renovës ishin të kënaqur me pikën e fituar.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *