Home / Sport / Shkëndija ‘fjeti’ në Strumicë

Shkëndija ‘fjeti’ në Strumicë

Shkëndija është ndalur me barazim 2:2 përballë 11 Oktomvrit, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Strumicë, pasi skuadra nga Prilepi është e dënuar të luajë jashtë fushës së saj.

Kampionët në fuqi zhvilluan një ndeshje për tu haruar përballë ekipit të fundit në renditje, duke mos treguar aspak dëshirë dhe angazhim për lojë edhe pse që në fillim u pa qartë se 11 Oktomvri përfundimisht është ekipi më i dobët në ligë. Vendasit të vetëdijshëm në cilësinë e Shkëndijës fillimin e ndeshjes e pritën të tërhequr në pjesën e tyre, mirëpo ‘kuqezinjtë’ shpejtë dhanë sinjal se s’janë të disponuar për lojë. Mundësinë e parë e kishte Kurtishi, i cili goditi jashtë portës, në kushte kur kishte mundësi të depërtojë drejt portës kundërshtare. Pak më vonë i njëti futbollistë goditi jashta portës, që në minutën e 24 të vijë goli i miqve. Gjelbrim Taipi bukur depërtoi në krah dhe harkoi ashpër, ndërsa Rutevski shënoi në rrjetë të vet, për avantazh 1:0 të Shkëndijës. 11 Oktomvri këtu u duk i këputur dhe për një moment u krijua përshtypja se tetovarët do të deklasojnë kundërshtarin, mirëpo mungesa e angazhimit në vazhdim bëri që prilepasit u kthyen në lojë. Ishte minuta e fundit e pjesë së parë 11 Oktomvri egzekutoi goditje dënimi, ndërsa Geshovski me kokë shënoi për barazim të rezultatit në 1:1. Në pjesën e dytë pritej që Shkëndija të kërkojë të rrikthejë epërisë, mirëpo befasisht pamë një skuadër të tërhequr pa ide për të sulmuar, ndërsa vendasit në këtë periudhë sulmonin vazhdimisht portën e Jovanovskit. Edhe në kushte të këtilla Shkëndija arriti të shënojë gol përmes Mustafit, mirëpo këtu arbitrat dëmtuan rëndë ‘kuqezinjtë’ duke treguar pozicion jashtë-loje, edhe pse ishte e qartë se goli ishte i rregullt. Ky moment sikur dëshpëroi miqtë të cilët luanin pa ide, ndërsa në një kundërsulm të vendasve, arbitri Petkovski tregoi në pikën e bardhë. Geshovski ishte i sigurtë nga penaltia, duke përmbysur rezultatin për epërsi 2:0 të 11 Oktomvrit. Shkëndija pas këtij momenti pa veten në sulm, me Berishën që ndihmoi shumë në këtë drejtim. Pikërisht pas një topi të fituar nga mbrojtësi shkupjan, Hasani harkoi në zonë, ndërsa në vazhdim pas goditjes së Mustafit, vendasit shpëtuan golin me dorë, që nënkuptoi penalti për Shkëndijën, mirëpo jo edhe karton të kuq për futbollistin vendas. Kapiteni Mustafi ishte i sigurtë për barazim të rezultatit 2:2. Edhe pse ishin në kohën shtesë, ‘kuqezinjtë’ këtu shpresuan në tjetër gol, mirëpo koha për një gjë të tillë ishte e kufizuar, kështu që në fund sfida u mbyll me barazim 2:2, me atë që duhet të cekim se Shkëndija përsëri mbeti me 10-të futbollistë, pasi Kurtishi doli me karton të kuq. Rezultati 2:2 duket se nuk i konvenoi asnjërës skuadër pasi 11 Oktomvri mbetet i fundit në renditje, ndërsa Shkëndija humbi dy pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës. Vlen të ceket se edhe përkundër paraqitjes katastrofale në teren, në fund futbollistët e Shkëndijës u përshëndetën me duartrokitje nga rreth 100 ‘Ballistë’ të cilët kishin udhëtuar drejt Strumicës dhe për 90-të minuta nuk e ndalën përkrahjen për skuadrën e tyre. Për fund vetëm të përmendim se ndeshja vërtet u zhvillua në termin të pazakontë në orën 11-të, deri sa fitohej përshtypja se futbollistët ende ishin duke fjetur. Në anën tjetër për shkak se nga ora 13:00 në të njëjtin stadium në program ishte dueli mes Bellasicës dhe Korabit, Shkëndija u desh të vendoset në një zhveshtore që s’ofronte as kushte minimale, duke detyruar ‘kuqezinjtë’ të vishen në dy grupe të ndara në dy dhoma. Gjithsesi FFM-së duhet të mendohet mirë nëse i’a vlejti të insistohet ndeshja me çdo kusht të zhvillohet në Strumicë, edhe pse dinin se stadiumi ishte i zërë në këtë ditë.

Dy gola të Muharem Bajramit kanë drejtuar Renovën drejt fitores përballë Sileksit, në një takim interesant dhe korekt të zhvilluar të shtunën në Tetovë. Xhepçishtasit dhe skuadra nga Kratova dhuruan futboll mesatar, por me angazhim maksimal që ndeshjes i dha dinamizmin e duhur, ndërsa vlen të ceket se arbitri Stavrev nuk tregoi asnjë karton të verdhë. Renova që në fillim tregoi se është e vendosur për të marë të trija pikët nga ky duel. Gafuri harkoi nga rivënia këndore, ndërsa Jançevski nuk arriti të shënojë me kokë. Kjo kanosje sikur paralajmëroi atë që ndodhi në minutën e 13-të kur Emini pas depërtimit të të djathtë assistoi në zonë, ndërsa Bajrami nga afërsia shënoi për epërsi të xhepçishtasve 1:0. Në minutën e 23-të tjetër mundësi për Renovën, mirëpo parabola e kapitenit Nuhiu shkoi skaj portës mysafire. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Renovës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë pas harkimit nga këndi vendasit për pak sa nuk gjetën golin e dytë, mirëpo mbrojtja e Sileksit shpëtoi në moment të fundit. Në anën tjetër Sileksi u kanos pas një goditje dënimi, mirëpo portieri Elezi ishte i kujdeshëm në portë. Fati i takimit u vendos në minutën e 70-të, kur Muharem Bajrami pranoi top të mirë në sulm dhe pasi i’u afrua portës me goditje precise shënoi për rezultat 2:0, që në fund u tregua rezultat përfundimtar i takimit. Për Renovën kjo ishte fitorja e 4 në kampionat, me të cilën ngjiten në kuotën e 18 pikëve, duke mbajtur vendin e 6-të në renditjen tabelare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *