Home / Sport / Shkëndija ka forcë të mbrojë titullin

Shkëndija ka forcë të mbrojë titullin

‘Të them të drejtën unë besoj shumë në grupin tonë, ndoshta edhe më shumë se sa duhet. Nëse luajmë ashtu si dimë ne dhe nëse arrijmë të kuptojmë se vetëm puna të mban në formë, s’kam dyshim se Shkëndija do të jetë në gjendje të shkurtojë diferencën në krye të tabelës dhe të ngjitet në vendin e parë. Duhet të ndryshojmë qasjen ndaj stërvitjeve dhe ndeshjeve dhe me një angazhim maksimal të provojmë të gjejmë formën tonë optimale. Nëse arrijmë këtë, as Vardari, e as ndonjë skuadër tjetër nuk do mund të na bëjnë gjë, pasi Shkëndija është shumë më e fortë dhe ka forcë të mbrojë titullin e kampioni’, tha me besim të madh në ekipin e tij, kapiteni Nebi Mustafi.

Kur kanë kaluar 13-të xhiro në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe Shkëndija qëndron në vendin e tretë me 25 pikë, 8-të më pak se lideri Vardari, kapiteni ‘kuqezi’ Nebi Mustafi beson fuqishëm në potencialin e ekipit, me atë që potencon se faktor shumë i rëndësishëm dhe kyç mbetet puna porfesionale dhe angazhimi maksimal. Shkëndija këtë sezon edhe pse thuajse me formacion të njëjtë me atë të vitit të kaluar, në fushë jep shumë pak nga potenciali i saj, ndërsa dallohet me joqëndrueshmëri në formë. Kjo ecuri skuadrën e ka penalizuar me humbje të shumë pikëve dhe eliminim nga Kupa e Maqedonisë. ‘Është e qartë se oscilimet në formën e ekipit reflektohen në rezultate dhe tani jemi këtu ku jemi. Realisht skuadra është shumë e mirë, kemi ndryshime të vogla nga vitit i kaluar, por kemi edhe përforcime që duhej të ngrisin nivelin e lojës. Realisht duhet të ndryshojmë qasjen ndaj stërvitjeve dhe ndeshjeve, për tu kthyer në binarë të duhur. Besoj fortë në potencialin e ekipit, mirëpo këtë duhet ta matrealizojmë në lojë dhe rezultate’, u shpreh kapiteni i kampionëve të Maqedonisë, Nebi Mustafi, i cili megjithatë është optimist se gjërat mund të përmirësohen. ‘Të them të drejtën unë besoj shumë në grupin tonë, ndoshta edhe më shumë se sa duhet. Nëse luajmë ashtu si dimë ne dhe nëse arrijmë të kuptojmë se vetëm puna të mban në formë, s’kam dyshim se Shkëndija do të jetë në gjendje të shkurtojë diferencën në krye të tabelës dhe të ngjitet në vendin e parë. Duhet të ndryshojmë qasjen ndaj stërvitjeve dhe ndeshjeve dhe me një angazhim maksimal të provojmë të gjejmë formën tonë optimale. Nëse arrijmë këtë as Vardari, e as ndonjë skuadër tjetër nuk do mund të na bëjnë gjë, pasi Shkëndija është shumë më e fortë’, tha me besim të madh në shokët e tij, kapiteni Nebi Mustafi, duke folur më pas për arsyet që sollën në rënien e formës. ‘Unë nga principi i besoj vetëm punës dhe kjo më ka dhënë rezultat gjatë gjithë jetës sime. Tani realisht ne nuk kemi punuar sa duhet, prandaj jemi këtu. E dyta është aspekti moral. Vitin e kaluar nga Liga e Dytë fituam titullin e kampionit, por duke luajtur dhe duke shkelur kundërshtarët, për të konfirmuar se jemi më të mirët. Tani shumcia mendojnë se janë më të mirë dhe presin rivalët të dorëzohen. Por s’bën kështu, përkundrazi, duhet të punojmë edhe më shumë për të treguar se titulli nuk ishte i rastit. Nëse vazhdojmë me këtë rritëm duke menduar se jemi kështu, besoni se jo vendi i tretë, por ndoshta edhe i pesti do të jetë shumë. Mirëpo nëse kthehemi të punojmë maksimalisht dhe të luajmë në nivelin tonë më të mirë, s’ka ekip që mund të na ndalë’, thotë Mustafi. ‘Besoj se jemi në rrugë të mirë. Ndeshjet e fundit kemi qenë në nivel, në përjashtim të takimit me Prilepin (11 Oktomvrin) ku ndoshta edhe faktorë tjerë ndikuan që ne mos të fitojmë. Mirëpo nëse vërtet jemi duke u përmirësuar, atëherë ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë’. Shkëndija pas ndeshjes kontrolluese me Liteksin, niset të përgatitet për sfidën e fundjavës me Rabotniçkin ku ‘kuqezinjtë’ presin fitore. ‘Së pari dua të them se në çdo pauzë duhet të zhvillojmë ndeshje kontrolluese ndërkombëtare pasi ekipi fiton përvojë më të madhe dhe përfiton nga përballjet me rivalë të fuqishëm. Ndërsa sa i përket sfidës me Rabotniçkin duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nëse do jemi mentalisht të përgatitur dhe e luajmë ndeshjen me koncentrim dhe angazhim maksimal, sigurisht se nuk do kemi problem për të fituar. Por unë i friksohem rënies psikologjike të grupit. Gjithsesi besoj se nuk do lejojmë të ndodhë një gjë e tillë dhe pres tre pikë të reja në një ndeshje cilësore që do të kënaqë shijen e publikut tonë’, përfundoi në fund numri ‘4’ i Shkëndijës, Nebi Mustafi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *