Home / Sport / Shkëndija mundet nga Liteksi

Shkëndija mundet nga Liteksi

‘Kontroll i mirë në të cilin matëm formën momentale përballë një kundërshtari të fuqishëm. S’do mend se kampionati bullgar është më kualitativ se i Maqedonisë, kështu që mendoj se ne u bartëm mirë në këtë takim, ku rezultati ishte në plan të dytë. Liteksi dominoi ndeshjen, mirëpo ne treguam pjekuri dhe mendoj se nuk dëshpruam. Gjithsesi e vlerësoj si pozitive këtë ndeshje dhe mendoj se i’a vlejti kjo përballje’, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi pas ardhjes në Maqedoni.

Të shtunën në Loveç të Bullgarisë u zhvillua takim kontrollues ndërkombëtar mes dy skuadrave kampione të shteteve fqinje, Maqedonsië dhe Bullgarisë. Shkëndija e Tetovës është mundur 1:0 nga Liteksi, në duelin e skuadrave të cilat vitin e kaluar në shtetet e tyre fituan titullin e kampionit, por edhe atë të Super Kupës. Në një ndeshje interesante, kanë qenë bullgarët ata të cilët kanë dominuar takimin, mirëpo Shkëndija ka treguar pjekuri në defanzivë dhe përmes kundërsulmeve disa herë ka kanosur portën vendase. Goli i vetëm i takimit është shënaur në minutën e 81-të, kur futbollisiti vendas Todorov ka realizuar bukur me kokë. ‘Kontroll i mirë në të cilin matëm formën momentale përballë një kundërshtari të fuqishëm. S’do mend se kampionati bullgar është më kualitativ se i Maqedonisë, kështu që mendoj se ne u bartëm mirë në këtë takim, ku rezultati ishte në plan të dytë. Liteksi dominoi ndeshjen, mirëpo ne treguam pjekuri dhe mendoj se nuk dëshpruam. Gjithsesi e vlerësoj si pozitive këtë ndeshje dhe mendoj se i’a vlejti kjo përballje’, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi pas ardhjes në Maqedoni. Kampionët e Bullgarisë dhe Maqedonisë kane shfrytëzuar ndeshjet e kombëtareve për të zhvilluar këtë takim kontrollues.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *