Home / Sport / Shkëndija ‘rregulloi’ Rabotniçkin

Shkëndija ‘rregulloi’ Rabotniçkin

Kampionët në fuqi mundën Rabotnickin me rezultat 2:0, duke arritur të mbajnë hapin me dy skuadrat e kreut, Vardarin dhe Metalurgun. Autor të golave në fitoren e ‘kuqezinjëve’ ishin Sali dhe Hasani.

Shkëndija e Tetovës ka mundur Rabotniçkin me rezultat të pastërt 2:0 në ndeshjen më interesante të javës së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kampionët në fuqi vazhduan serinë e ndeshjeve pozitive në teren vendas, ndërsa Rabotniçki edhe përkundër kanosjeve se do të kërkojë të mposht Shkëndijën, në fund u desh të lëshojë terenin me kokën e ulur. ‘Kuqezinjtë’ nisën takimin pak sa të rezervuar, me Rabotniçkin që kërkonte të befasojë tetovarët. Mirëpo kjo gjë zgjati vetëm disa minuta, pasi futbollistët e Shkëndijës shpejtë u konsoliduan në teren dhe me kombinime të dyfishta shkaktonin probleme të mëdha mbrojtjes mysafire. Shëkndija kanosjen e parë e kishte pas aksionit të Eminit, i cili pasoi për Sali-n i cili nuk arriti të parabolojë portierin kundërshtar Dimitrievski, ndërsa në vazhdim miqtë arrijnë të pastrojnë situatën. Pak më vonë Taipi tregohet insistues në sulm dhe arrin të rrëmbejë topin, ndërsa në vazhdim goditja e Eminit nuk ishte precize. Trafiku njëkahësh vazhdoi edhe më tej, kur Sali dhe Peev kishin kombinim të dyfishtë,mirëpo tentimi i këtij të fundit shkoi mbi portë. Dhe pas këtyre rasteve të humbura, Shkëndija në minutën e 16-të solli golin e epërisë. Berisha nisi sulmin e tetovarëve duke pasuar për Eminin i cili edhe më bukur assistoi drejt Sali-t që kësaj rradhe arriti të çojë topin në rrjetë për gëzim të madh në tribunat e stadiumit të qytetit në Tetovë. Shkëndija dominonte edhe pas golit të epërsisë dhe pak më vonë ishte Izair Emini ai i cili u kanos me goditje të fortë. Miqtë në këtë periudhë u dukën të humbur në teren dhe këto sulme të kohëpaskohëshme nuk ishin rrezik për Shkëndijën. Në anën tjetër Muhamet Huseini provoi nga distanca, mirëpo Dimitrievski ishte i sigurtë në portë. Rabotniçki për pak sa nuk barazoi rezultatin pas një aksioni të rrezikshëm kur Manevski në tentim për të goditur gjeti Saviqin, ndërsa ky i fundit lëshoi një projektil të fortë, që shkoi pak mbi traversën e Jovanovskit. Deri në fund të pjesës së parë ishte Shkëndija skuadra që kërkonte golin, mirëpo së pari Dimitrievski pa problem priti goditjen e Sali-t, ndërsa pak më vonë Mustafi nuk arriti të shftytëzojë një mundësi para portës mysafire.
Fillimi pjesës së dytës solli përsëri një Shkëndijë që kërkonte golin e dytë për të mbyllur fatin e takimit dhe kanosjen e parë e solli Peev,mirëpo Dimitrievski mbrojti për mrekulli. Në anën tjetër sulm i rrezikshëm i Rabotniçkit kur Velkovski pasoi për Manevskin, mirëpo Jovanovski mbuloi në kohë portën e tij. Rabotniçki tani ishte hedhur në sulm në kërkim të barazimit, mirëpo Jovanovski ishte i shkëlqyeshëm në portën e Shkëndijës. Dhe në momentet kur Rabotniçki po shtypte kampionët dhe kërkonte barazimin, ‘kuqezinjtë’ sollën goditjen përfundimtare duke avansuar me 2:0. Pas një sulmi të ndërprerë të miqve, Sali nisi drejt zonës dhe pasoi në kohë për Taipin, goditjen e të cilit Dimitrievski arriti ta ndalë për një moment, mirëpo Hasani u gjet në afërsi duke çuar topin në rrjetën kundërshtare. Me dy gola disavantazh, miqtë nisën përsëri në kërkim të portës së Shkëndijës. Kualitetet e tij gardiani ‘kuqezi’ i tregoi edhe në sulmin e rradhës, kur Manevski porvoi me kokë, mirëpo pa mundur të mposht portierin e Shkëndijës. Rabotniçki u kanos përsëri pak më vonë, kur Jovanovski tregoi pasiguri pas goditjes së Saviqit, mirëpo Berisha arriti të pastrojë në kohë situatën. Në fund Shkëndija me plotë meritë i’u gëzua fitores së re në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 28-të pikëve dhe mban vendin e tretë me një pikë më pak se Metalurgu dhe 8-të më pak se Vardari në vendin e parë. Ndërkohë Rabotniçki mbetet me vetëm 15-të pikë dhe bie në vendin e 15-të në renditje.
Në ndeshjet tjera të cilat u zhvilluan të shtunën Vardari mundi Napredokun me rezultat të thellë 5:1, Metalurgu u ndal në barazim pa gola me autsajderin 11 Oktomvrin, Teteksi humbi si vendas 0:3 nga Horizont Turnova, ndërsa Sileksi fitoi 1:0 Ohrin. Renova edhe pse ishte shumë pranë një pike në Shtip, pranoi gol në sekondat e fundit dhe pësoi disfatë 2:1 nga Bregallnica.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *