Home / Sport / Shorti i Euro 2012, ankth deri në goglat e 2 dhjetorit

Shorti i Euro 2012, ankth deri në goglat e 2 dhjetorit

Të 16 skuadrat finaliste do të ndahen në katër grupe me nga katër ekipe secili. Për shortin skuadrat do të ndahen në 4 vazo , me Poloninë dhe Ukrainën, vendet mikpritëse që janë përcaktuar si koka grupi.

Të premten e 2 dhjetorit UEFA do të hedhë shortin në Kiev për katër grupet që do të marrin pjesë në fazën finale të Euro 2012. Të 16 skuadrat finaliste do të ndahen në katër grupe me nga katër ekipe secili. Për shortin skuadrat do të ndahen në 4 vazo , me Poloninë dhe Ukrainën, vendet mikpritëse që janë përcaktuar si koka grupi. Polonia do të futet automatikisht në Grupin A në pozicionin A1, Ukraina në grupin D, në pozicionin D1.

Tabela

Vazo 1: Spanja, Hollanda, Polonia*, Ukraina*

Vazo 2: Gjermania, Italia, Anglia, Rusia

Vazo 3: Kroacia, Greqia, Portugalia, Suedia

Vazo 4: Danimarka, Franca, Republika e Irlandes, Republika Çeke

Shorti do të fillojë me nxjerrjen e skuadrave të vazos së parë për të kompletuar pozicionet e tyre respektive në grupin B dhe C, dhe më pas do të vijojë me nxjerrjen e skuadrave të vazos së katërt nga Grupi A në grupin D. Procedura do të përsëritet për skuadrat e vazos së tretë dhe vazos së dytë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *