Home / Sport / Shqipërisë i munguan shumë, mbi të gjitha ATA…

Shqipërisë i munguan shumë, mbi të gjitha ATA…

Të premten mbrëma, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte i shëmtuar, mbretëronte një qetësi mortore. Në fushë dëgjoheshin fjalët e futbollistëve, që i flisnin njeri-tjetrit. Dekori kuqezi mungonte. Mungonin tifozët, shpirti dhe zemra e kombëtares, Ata që ua kthenin “Qemal Stafën” në makth dhe ferr kundërshtarëve. Ata që na rritën krenarinë kombëtare dhe që bashkonin një komb të tërë brenda “Qemal Stafës”… Ata që mësuan edhe fëmijët të thërrisnin: “O sa mirë me qenë shqiptar”!…

Ata munguan të premten mbrëma… Flamuri i madh kuqezi, që “ecte” nëpër shkallët e tribunës përballë, mungoi… Munguan nëpër rrugë, para dhe pas ndeshjes, boritë dhe makinat e stolisura me flamurin tonë kombëtar… Tirana u mbështoll nga errësira e natës, e zymtë dhe e trishtë. Jo aq nga humbja e kombëtares në miqësoren ndaj Azerbajxhanit.

Asaj i mungoi diçka më shumë… i mungoi mjedisi kuqezi. I munguan ATA, që kuqezinjtë tanë i bënin me krahë, u jepnin oksigjen, forcë dhe energji. Munguan “Tifozët Kuq e Zi”, Ata që na drithëronin… Ata që na rritën krenarinë kombëtare dhe që bashkonin një komb të tërë brenda “Qemal Stafës”… Ata që mësuan edhe fëmijët të thërrisnin: “O sa mirë me qenë shqiptar”!…

Të premten mbrëma, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte i shëmtuar, mbretëronte një qetësi mortore. Në fushë dëgjoheshin fjalët e futbollistëve, që i flisnin njeri-tjetrit. Dekori kuqezi mungonte. Mungonin tifozët, shpirti dhe zemra e kombëtares, Ata që ua kthenin “Qemal Stafën” në makth dhe ferr kundërshtarëve.

Ata munguan në shenjë proteste për një hatërmbetje. Pavarësisht arsyeve, ATA gabojnë. Kombëtarja nuk është as e FSHF-së dhe aq më pak e presidentit Duka. Ajo është e të gjithëve, është simbol i të gjithë kombit shqiptar. Kombëtarja ka nevojë për ATA, por edhe ATA kanë nevojë për kuqezinjtë.

Të premten mbrëma kombëtarja humbi 0-1 ndaj Azerbajxhanit. Bashkë me ndeshjen humbën edhe ATA, tifozët e saj, të cilët, përherë, si në Tiranë, por edhe jashtë, i janë gjendur pranë. Dashtë Zoti që ky “zemërim” të mos zgjasë!…

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *