Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët janë mirë në Maqedoni

Shqiptarët janë mirë në Maqedoni

9 nëntor-Dy liderët shqiptar përshëndetën arritjen e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizje të lire të qytetarëve me letërnjohtim në të dy anët e kufirit dhe u angazhuan për liberalizim maksimal të kufijve, përfshirë edhe thjeshtësimin e doganës dhe kontrolleve kufitare në vetëm një pikë të vetme kufitare.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shprehur i kënaqur me të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Pas një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ai tha se, pas luftës së vitit 2001 të drejtat e shqiptarëve janë përmirësuar dukshëm në Maqedoni.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësuesja kryesore e shqiptarëve në Maqedoni dhe që pas luftës së drejtë të vitit 2001, të drejtat e shqiptarëve janë përmirësuar dukshem. Eshtë shënuar progres thelbësor në rritjen e peshës politike të shqiptarëve në jetën politike në Maqedoni,” deklaroi Berisha.

Berisha përshendëti mbylljen e rasteve politike të Hagës bashkë me miratimin e ndryshimeve në ligjet për përdorimin e flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe si dhe inkurajoi jetësimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit.

Z. Berisha gjithashtu përshëndeti mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe dialogun brenda partive politike shqiptare”, shtoi Berisha.

Dy liderët shqiptar përshëndetën arritjen e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizje të lire të qytetarëve me letërnjohtim në të dy anët e kufirit dhe u angazhuan për liberalizim maksimal të kufijve, përfshirë edhe thjeshtësimin e doganës dhe kontrolleve kufitare në vetëm një pikë të vetme kufitare.

Ahmeti dhe Berisha u pajtuan rreth formimit të një këshilli koordinues për shënimin e vitit të shqiptarëve, gjegjësisht 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si festë e të gjithë shqiptarëve.

Z. Berisha gjithashtu ofroi ndihmën e shtetit shqiptar në të gjitha fushat për shqiptarët e Maqedonisë, në veçanti arsimin dhe edukimin e oficerëve shqiptar nga Maqedonia në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu u angazhuan që bashkarisht të bëjnë përpjekje për jetësimin e Koridorit 8 dhe rrugës së Arbërit bashkë me lidhjen hekurudhore midis dy vendeve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *