Home / Lajme / Maqedoni / Shtohet interesimi për librin

Shtohet interesimi për librin

21 nëntor-“Maqedonasit duhet njëherë e përgjithmonë të mësohen që shqiptarët e duan librin, e duan gjuhën e tyre dhe kanë nevojë për më shumë libra shqip dhe duhet që të mos pengohen shtëpitë botuese që të vijnë këtu”, thotë Violeta Almuça

Kthesë në panairin e librit në Tetovë i cili organizohet për të 10 herë në Tetovë. Mijëra vizitorë, mijëra libra të shitur ndërsa panairi nuk është mbyllur të dielen por do të mbyllet të martën pasi që organizatorët dhe shtëpitë botuese janë dakorduar që panairi duhet të zgjasë edhe dy dytë për të përmbushur nevojat e lexuesve shqiptarë në rajonin e Pollogut dhe më gjërë. Shtëpitë botuese pjesëmarrëse në këtë panair janë befasuar në kuptimin pozitiv të fjalës për interesimin e shtuar të lexuesve në këto vise ndërkohë që krahas shitjes së madhe të librave për të ritur është shtuar dukshëm interesimi edhe për libra për fëmijë. Violeta Almuça, nga Universiteti Evropian, dhe MAPO, që kanë të drejtat ekskluzive të titujve të ri të Blendi Fevziut dhe Ben Blushit, thotë se në Tetovë, ka një kthesë sa i përket interesimit për librin. “Brenda 24 orëve pas hapjes se tendës në këtë panair, është shitur libri i Blendi Fevziut me titull “Enver Hoxha” kurse poashtu është shitur edhe libri i Ben Blushit “Shqipëria”. Viteve të kaluar, pasi që është hera e katër ose e pestë që marr pjesë në këtë panair, interesimi nuk ka qenë në nivel, kurse këtë vit është shtuar pa masë edhe shitja e librave por edhe interesimi i vizitorëve ndaj librave. Kemi ardhur me 1200 tituj, ndërsa afër 700 janë shitur, gjithnjë them se ditëve në vijim do të vijnë edhe libra të tjerë për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e lexuesve”, tha Almuça. Poashtu ajo tha se ka edhe librat për studentët janë shitur në masë të madhe, sidomos për studentët e ekonomisë, politkës, gazetarisë, juridikut etj. Ajo vëren se edhe përkundër bllokadës në kufi dhe problemeve për të ardhur në panair megjithatë ky panair do të mbahet mend për të mirë.Ndërkohë që interesim ka edhe për librat e letërsisë. Një nga ato është edhe shtëpia botuese Kuteli e cila në këtë panair ka prezantuar disa tituj të Mitrush Kutelit.“Nga ky painir jemi shumë të kënaqurë ,ka viztorë të cilët janë të interesuar për libra dhe dallon shumë nga vitet e kaluara. Librat e Mitrush Kutelit janë më të kërkuarat nga lexuesit këtu në Tetovë”, thonë shitëset e shtëpisë botuese Kuteli. Sipas saj, librat e Mitrush Kurtelit me vite të tëra kërkohen nga lexues të grupmoshave të ndryshme . Edhe organizatorët e këtij panairi janë të kënaqur me vizitorët, me shitjen e librave dhe mbi të gjitha për interesimin që tregon lexuesi shqiptar ndaj librave. Ndërkohë që edhe përkundër shumë problemeve në kufi shtëpitë botuese kanë mesazh ndaj shtetit të Maqedonisë. “Maqedonasit duhet njëherë e përgjithmonë të mësohen që shqiptarët e duan librin, e duan gjuhën e tyre dhe kanë nevojë për më shumë libra shqip dhe duhet që të mos pengohen shtëpitë botuese që të vijnë këtu”, thotë Violeta Almuça.Për dallim nga Tirana ku politikanët vizitojnë panairin e librit ndërsa në disa raste edhe politikanët janë autorë të disa librave në Tetovë, panairi i librit nuk është vizituar nga asnjë politikan shqiptarë në Maqedoni, apo lider i ndonjë partie. “Ka qenë një deputet nuk është me rëndësi se kush, ka blejt libra kurse politikan nuk ka pasur”, thonë nga shtëpia botuese Kuteli.Panairi sipas informacioneve të shitësve të librave është vizituar vetëm nga një deputet dhe kryetari i komunës së Tetovës sadi Bexheti.”Deri më tani vetëm kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, ndërsa ndonjë politikan nuk ka qenë por ndoshta ditëve në vijim do të vijnë edhe ata”, thonë nga shoqata e botuesve shqiptarë, të cilët janë organizatorë të panairit. Ndryshe për shkak të interesimit të madh, panairi në Tetovë do të zgjasë deri ditën e martë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *