Home / Lajme / Maqedoni / Spahiu: Në Evropë shqiptarët të bashkuar në një shtet

Spahiu: Në Evropë shqiptarët të bashkuar në një shtet

18 nëntor-Ndërsa për mosvizitën e funksionarve të shtetit shqiptarë në trojet etnike e cilësoi si një mospërkujdesje të tyre për trojet ku jetojnë shqiptare.Spahiu në këtë takim foli për abetaren e përbashkët ,definimin e trojeve shqiptare nga shteti shqiptarë,e shumë tema të tjera, me karakter kombëtarë.

Pas Strugës, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë ka qenë nikoqir i “Aleancës Kuq e Zi” dhe kryetarit Kreshnik Spahiu. Ai ka mbajtur një ligjëratë me ç`rast elaboroi pozitën e palakmueshme të shqiptarëve në përgjithësi, në tërë hapësirën gjeografike shqiptare.”Qëllimi ynë është që të shkojmë në Evropë si një shtet i përbashkët e jo të ndarë”
, tha ai. Spahiu gjatë një prononcimi për media ka deklaruar se klasa politike e Shqipërisë fatkeqësisht e ka kthyer Shqipërinë në kohën e Pashko Vasës dhe ka ndjellur urrejtjen si mënyrë komunikimi.”Politikanët e Shqipërisë njohin vetëm fjalorin e urrejtjes dhe kanë bërë që Shqipëria të jetë ajo e kohës së Pashko Vasos. Vetë politikanët shqiptarë nuk duan bashkimin mes shqiptarëve. Shqiptarët fatmirësisht kanë dy shtete, por fatkeqësisht janë të ndarë në shtatë shtete. Faktori ndërkombëtar nuk është kundër bashkimit, ata janë kundër ndarjeve por asnjëherë nuk kanë thënë se janë kundër bashkimit”, tha Spahiu në Tetovë.Ndërsa për mosvizitën e funksionarve të shtetit shqiptarë në trojet etnike e cilësoi si një mospërkujdesje të tyre për trojet ku jetojnë shqiptare.Spahiu në këtë takim foli për abetaren e përbashkët ,definimin e trojeve shqiptare nga shteti shqiptarë,e shumë tema të tjera, me karakter kombëtarë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *