Home / Lajme / Maqedoni / Spahiu: Shqiptarët sa më parë duhet bashkuar

Spahiu: Shqiptarët sa më parë duhet bashkuar

18 nëntor-“Sot jemi në Strugë, ndërsa nesër do të jemi në Manastir, në Manastirin e Alfabetit, e të harruar që nuk është vizituar nga asnjë zyrtar shqiptar. Këtë rrugë do ta ndjekim përmes Strugës, Gostivarit, Tetovës, Ohrit, sepse, fëmijtë tanë kanë vizituar qendrat e shumta europiane si Parisin, Londrën etj, por nuk kanë vizituar Strugën, Manastirin etj etj dhe fare nuk e njohin këtë gjeografi shqiptare”-theksoi në fillim Kreshnik Spahiu.

Struga sot ishte nikoqire e “Aleancës Kuq e Zi” dhe kryetarit Kreshnik Spahiu me bashkëpunëtorët e tij.

Ata gjatë qëndrimit në Strugë, u takuan me një grup intelektualësh strugan dhe pastaj në Fakultetin e Ekologjisë të USHT-së, mbajti një ligjeratë para studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve të interesuar.

Kjo paraqitje e Kreshnik Spahiut në Strugë, u ndoq me interesim të veçantë nga numër i madh që mbushën auditorin e Fakultetit të Ekologjisë.

Në paraqitjen e tij, Kreshnik Spahiu, elaboroi pozitën e palakmueshme të shqiptarëve në përgjithësi, në tërë hapsirën gjeografike shqiptare.

“Sot jemi në Strugë, ndërsa nesër do të jemi në Manastir, në Manastirin e Alfabetit, e të harruar që nuk është vizituar nga asnjë zyrtar shqiptar. Këtë rrugë do ta ndjekim përmes Strugës, Gostivarit, Tetovës, Ohrit, sepse, fëmijtë tanë kanë vizituar qendrat e shumta europiane si Parisin, Londrën etj, por nuk kanë vizituar Strugën, Manastirin etj etj dhe fare nuk e njohin këtë gjeografi shqiptare”-theksoi në fillim Kreshnik Spahiu.

Në vazhdim të fjalës së tij para auditorit në Fakultetin e Ekologjisë të USHT-së në Strugë, Kreshnik Spahiu theksoi: “Shumë po flitet se ky është një koncept juridik. Jemi komb që akoma nuk e dijmë sa jemi, akoma nuk kemi inventar të hapsirës, të pasurive tona tokësore. Me abetaren po bëhen biznese. Regjistrimi i popullsisë, do të dëmtojë rëndë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, sepse shqiptarët janë popull me migracion më të lartë, duke mos llogaritur ata që më heret janë shpërngulur në Turqi. Mijëra shqiptar kanë marrë shtetësi greke, ndërsa për të shkuar në Bruksel, shumë shqiptar nga Kosova kanë marrë pasaporta të Serbisë. Në Shqipëri, pasaportë shqiptare marrin gjithkush, por më së paku shqiptarët nga Kosova, Maqedonia apo viset tjera ku jetojnë”.

Kreshnik Spahiu, duke folur për aktualitetin politik, statusin e shqiptarëve në përgjithësi dhe zhvillimet tjera, që kanë të bëjnë me zgjidhjen përfundimtare të çështjes akoma të pazgjidhur të shqiptarëve, shtoi: “ Sot jemi në një periudhë shumë të rëndësishme, jemi para një sfide të madhe se si do të zgjidhet çështja shqiptare: me armë apo me diplomaci?! Mes tjerash, nuk ka asnjë rast në botë që njeh historia, që është penguar bashkimi, që është rezultat i marrëveshjeve, por kjo varet nga politikanët, nga klasa politike, që nuk janë të gatshëm dhe nuk tregojnë gatishmëri për bashkim”.

Duke përmbyllur paraqitjen e tij para studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve në Fakultetin e Ekologjisë të USHT-së në Strugë, Kreshnik Spahiu tha: “Ne kemi një shoqëri tepër të politizuar dhe të militarizuar partiakisht, varësisht se cilës parti i takojnë. Shqiptarët duhet së pari bashkimin e kokave e para se të bashkojnë tokat. Shqipëria synon BE-në. Ne si Shqipëri, në BE duhet të shkojmë të bashkuar”-përfundoi Kreshnik Spahiu, që u duartrokit nga të pranishmit.

Më pas, Kreshnik Spahiu me bashkëpunëtorët dhe shoqëruesit e tij, vizitoi varrezat muslimane të Strugës, ku bënë homazhe pranë varrit të Qazim Bej Qemalit dhe vënë një tufë lule të freskëta.

Vizita në varreezat muslimane të Strugës dhe homazhet pranë varrit të djalit të Ismail Qemalit, Qazim Bej Qemalit, që ka qënë sekretar i tij personal dhe shef i Kabinetit të Ismail Qemalit, Kreshnik Spahiu vazhdoi me ligjeratën në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Vazhdimi i viztës dhe qëndrimi në Maqedoni, nga delegacioni i :Aleancës Kuq e Zi”, do të shfrytëzohet për vizitë Gostivarit, Tetovës dhe qyteteve të tjera, ku Kreshnik Spahiu do të mbajë ligjerata para të interesuarve si në USHT në Tetovë, ashtu edhe në fakultetet e disperzuara të USHT-së.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *