Home / Lajme / Maqedoni / Strategji infrastrukturore për Kodrën e Diellit

Strategji infrastrukturore për Kodrën e Diellit

29 nëntor-Gjithçka është në kuadër të propagandës dhe në letër për të përfituar politikisht por në teren asgjë konkrete, madje as edhe një investim infrastrukturor në ski liftet, hotelet, punësimet etj, teknologjinë e re për mirëmbajtjen dimërore etj.

Një delegacion i komunës së Tetovës, i përbërë nga ekspertë të fushës së urbanizmit dhe të planifikimit hapësinor po qëndron për vizitë në Universitetin Wuppertal në Gjermani, ku po përgatisin një studim për lokacionin turistik Kodra e Diellit. Këtë studim e përgatisin pesë magjistrantë të këtij universiteti të mbikëqyrur nga profesorët.Programi përfshinë një projekt investues për përmirësimin e infrastrukturës në Kodrën e Diellit, ndërkohë që përgatitet falas nga ana e universitetit gjerman. Ky studim do të shërbejë si strategji nga i cili do të shihet kahja e zhvillimit të ardhshëm të qendrës turistike Kodra e Diellit.Ndryshe, kjo është faza e dytë e studimit për këtë lokacion, ndërkohë që gjatë kësaj faze përfaqësuesit e komunës së Tetovës kanë pasur të drejtën të japin vërejtje dhe të bashkëpunojnë për përpilimin e kësaj strategjie. Ndryshe në këtë pikë turistike një kohë të gjatë ka që sillen rrotull ambasadorë, ministra, deputet kinse po bëjnë diçka për këtë qendër, mirëpo në këtë qendër me dekada nuk është investuar, nuk është bërë asnjë investim. Gjithçka është në kuadër të propagandës dhe në letër për të përfituar politikisht por në teren asgjë konkrete, madje as edhe një investim infrastrukturor në ski liftet, hotelet, punësimet etj, teknologjinë e re për mirëmbajtjen dimërore etj. Kodra e Diellit për shumë ministra dhe për shumë deputet promovohet si pikë turistike, vetëm kur vijnë në vizitë sa për tu fotografuar para gazetarëve, por jo edhe për ta promovuar këtë qendër përpara biznesmenëve të huaj. Kodra e Diellit ditës ditës po shuhet, ndërsa kush ka mundur e ka dëmtuar atë dhe jo për ta ndihmuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *